Këtë të premte, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, që transmetohet në Televizionin Klan, ishte e ftuar Linda Rei, një 29 – vjeçare e lindur djalë, por e kthyer më pas në vajzë. Në studio, ajo shpjegoi arsyen përse kishte marrë një vendim të tillë: “Kam lindur djalë, por gjithmonë jam ndier femër dhe kështu përshtata trupin tim sipas shpirtit tim. Kështu është jeta, jeta është shumë e shkurtër dhe s’mund të jetoja dot për njeri tjetër. Për Çanin, Linda shprehet se kishte vendosur të mos rrinte ashtu “gjysma-gjysma” dhe kishte vendosur të bëhej komplet vajzë.
Në Tetor 2016, Linda Rei, emër të cilin ia kishte zgjedhur një shok, është zgjedhur Miss Trans Italia, por tani ajo thotë se nuk është më trans dhe madje revoltohet, kur të tjerët e thërrasin ashtu. “Unë që sot jam femër me dokumente, e kam emrin Linda, Linda Rei,” tha ajo. 29 – vjeçarja thotë se transgjinor quhet një person që është në mes djalit dhe vajzës, “ndërsa ajo është vajzë.” Linda tha se jeton në Itali dhe që në moshën 18-vjeçare punon 12 orë në ditë. Pavarësisht propozimeve për të dalë nga shumë persona, ajo thekson se është “single”. Pyetjes së Çanit nëse shqiptarët janë kureshtarë për të qenë bashkë me një vajzë që ka qenë më parë djalë, por ajo këmbënguli se ata kur e takojnë rrugëve e “shikojnë si vajzë, ashtu siç jam me të vërtetë.” Ajo tha se kohë më parë kishte humbur shoqërinë dhe se vetëm familja i kishte qëndruar pranë. “Ishte një kohë kur unë u mbylla në vetvete dhe nuk dija si tua shpjegoja të tjerëve,” tha ajo. Linda tha se i mungonte figura e babait, i cili i kishte braktisur mamanë dhe ishte larguar me një tjetër kur ajo kishte qenë ende fëmijë. /tvklan.al