Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet në Ballkan?Deputetët gjermanë: I krijojnë vetë politikanët, kur janë para zgjedhjeve

2017/01/27 at 4:19 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në Ballkan?Deputetët gjermanë: I krijojnë vetë politikanët, kur janë para zgjedhjeve

Brexit, kriza ekonomike, Trumpi… ka shumë probleme me të cilat aktualisht merret Komisioni i Bundestag-ut për Politikën e Jashtme. E megjithatë të mërkurën (26.01) ai gjeti kohë të trajtojë seriozisht edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Tre deputetë të këtij Komisioni thonë për Deutsche Welle-n se qëllimi i takimit ishte që Gjermania dhe Bashkimi Evropian janë të interesuara për zhvillimet në këtë rajon.

Problemet me fushatat

Thorsten Frei, deputet i Partisë Kristiandemokrate (CDU) në këtë Komision, thotë se as Rusia dhe as Truqia nuk po flenë, kur bëhet fjalë për gjendjen në Ballkan. Ndërkohë që ende nuk dihet se cili do të jetë roli i SHBA-së, pas marrjes së postit të Presidentit nga Donald Trump. Roli i Rusisë është forcuar veçanërisht në Serbi. “Në Rusi kemi një sistem autokrat për të cilin më të rëndësishme janë lojërat gjeopolitike për pushtet se sa interesat e popullit serb. Nuk dua të mohoj lidhjet historike mes këtyre vendeve, por fakt është që raportet tregtare mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, e në veçanti Gjermanisë janë shumë më të fuqishme se ato me Rusinë. Në 15 vitet e fundit, nga BE në Serbi kanë shkuar donacione në vlerë prej rreth pesë miliardë Euro, ndërsa nga Rusia – asgjë, përveç ndoshta trenit të nisur së fundi për Kosovë”, thotë Frei për Deutsche Welle-n.

Ndryshe mendon deputetja majtiste, Sevim Dagdelen. “Qeveria federale duket qartë që nuk është e interesuar që Serbia si kandidate për anëtarësim në BE të jetë partnere e afërt me Rusinë. Nga Serbia po kërkohet që të ketë kurs antirus. Në këtë kontekst kërkohet normalizimi gjoja i raporteve me Kosovën, që do të detyronte Serbinë edhe të njohë pavarësinë e kësaj krahine që ka shpallur pavarësinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, thotë Dagdelen për DW.

Josip Juratoviq, deputet socialdemokrat (SPD), është i shqetësuar për shkak të tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë. Episodi me trenin, siç thotë, shtron pyetjen: në ç’drejtim po shkon Serbia – rrugës së Nikoliqit apo të Vuçiqit, i cili flet se i mbetet besnik procesit të integrimeve evropiane dhe se do të bëjë ç’është në mundësinë e tij për ta realizuar këtë qëllim.

Juratoviq pohon se gjendjen në Ballkan e rëndojnë edhe fushatat elektorale atje, sepse shumë shpesh ka zgjedhje dhe fushata. “Ne tërë kohën kemi zgjedhje në ndonjë vend. Para ca kohësh ka pasur zgjedhje në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë e tani do të ketë edhe në Serbi. Partitë politike në këto vende nuk kanë asgjë konstruktive të ofrojnë dhe për këtë qëllim krijojnë tensione mbi bazën e të cilave i kanë fituar zgjedhjet me dekada.”

Në pyetjen se si e komenton faktin që presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë dalë edhe pas takimit në Bruksel me deklarata luftarake, Juratoviq thotë se nuk do të flas me emra, por ka shumë politikanë në rajon që nuk duan afrimin me BE-në. “Ata kanë krijuar në dekadat e fundit një sistem të përshtatshëm ku zotëron një gjendje gjysmë e qartë dhe në këtë kontekst janë dakord të gjithë nacionalistët.”

Juratoviq kërkon që të mos vazhdohet me diskutime nëpër seanca e konferenca pa fund, por të punohet konkretisht për projekte dhe reforma. E “në këtë drejtim duhet të ushtrohet presion”, thotë Juratoviq./DW

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Shullazi bën lëmsh gjykatën: Ma sillni dëshmitarin këtu!

Shullazi bën lëmsh gjykatën: Ma sillni dëshmitarin këtu!

Ed Sheeran zbulon sekretin e suksesit të tij dhe të Taylor Swift, çdo gjë ka nisur nga shkolla

Ed Sheeran zbulon sekretin e suksesit të tij dhe të Taylor Swift, çdo gjë ka nisur nga shkolla

Aktorja e famshme tmerron fqinjët, shpërthen në ulërima: “Nëna ime është shtrigë!”

Aktorja e famshme tmerron fqinjët, shpërthen në ulërima: “Nëna ime është shtrigë!”

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com