N/kryetari demokrat, Edmond Spaho nuk e kishte prishur gojën deri tani me mazhorancën, të paktën para kamerave, por duket se sot Shalsi ia ka sosur durimin.
Debati i ashpër dhe me sharje u zhvillua gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për CEZ. Gjithçka nisi pas kërkesës së kryetarit të Komisionit, Spaho, për shtyrjen me dy muaj të mandatit të komisionit, për shkak se nuk mjafton koha për të përfunduar hetimin, si dhe për shkak të ndërprerjes së mbledhjes së të mërkurës në mbrëmje.
“Palaço, i pafytyrë, etj”, ishin disa nga fyerjet e sharjet mes tyre, dersa Shalsi u largua.
Më pas mazhorancën e përfaqësoi Blerina Gjylameti, e cila debatoi me Spahon, duke çuar në ndërprerjen e mbledhjes.
Mbledhja rinisi, por në mungesë të deputetëve socialistë. I vetmi ishte Eduard Shalsi, i cili shkëmbeu përsëri replika me Edmond Spahon. Në mbledhje ishin thirrur për të dëshmuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Porse degjenerimi i mbledhjes bëri që asnjë prej tyre te mos merrej në pyetje, raporton Vizion+.