Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen debati/ Rama i përgjigjet Metës përmes zv.ministrit: Çfarë lidhje ka Nishani me Klement Balilin?

2017/01/26 at 3:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërthen debati/ Rama i përgjigjet Metës përmes zv.ministrit: Çfarë lidhje ka Nishani me Klement Balilin?

Një ditë pasi Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i kërkoi Presidentit Bujar Nishani të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Klement Balili vjen edhe reagimi i socialistëve. Përmes një statusi të gjatë dhe shpjegues në facebook, zv.ministri i Drejtësisë (nga PS) Arben Isaraj deklaron se institucionet ligjzbatuese (policia, prokuroria) japin llogari përpara Kuvendit dhe jo para Presidentit.


Në këtë mënyrë, Isaraj i kujton Metës se mund të kishte kërkuar ngritjen e komisionit hetimor në Kuvend për Balilin, apo mund të kishte thirrur ministrat Tahiri dhe Manjani në interpelancë dhe jo ti kërkonte Nishanit, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Statusi i plotë në facebook i zv/ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj

Këshilltarët e Komandantit të Ushtrisë apo këshilltarët e Kreut të Shtetit ?

Këshilli i Sigurimit Kombëtar, si organ këshillimor i Presidentit të Republikës, po kërkohet të mblidhet dhe të këshillojë përsëri, me një objekt këshillimi në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.

Në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Katërt” të saj flitet për Presidentin e Republikës si Kryetar i Shtetit.

Presidenti i Republikës, sipas Kushtetutës, duke filluar nga neni 86 e deri tek neni 94, cilësohet si “Kryetar i Shtetit” e si i tillë ushtron disa kompetenca kushtetuese për të cilat nxjerr edhe dekrete.

Por, në asnjë nga këto nene kushtetuese, të Republikës sonë parlamentare ne nuk gjejmë që – “Kryetari i Shtetit” në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese si dhe nxjerrjen e dekreteve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rendin dhe sigurinë publike e juridike (falja e dënimit penal apo dhënia e shtetësisë shqiptare), me mbrojtjen dhe ruajtjen e territorit (lidhja e marrëveshjeve ndërkomëtare), me ruajtjen e unitetetit të popullit (dhënia e dekoratave e titujve të nderit) etj, të këshillohet me “Këshillin e Sigurimit Kombëtar”.

Më pas, në Kushtetutën e Republikës sonë parlamentare dhe konkretisht në “Pjesën e Pesëmbëdhjetë” (nenet 166-169) me titull “Forcat e Armatosura” flitet për Presidentin e Republikës si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura”.

Në këtë pjesë të Kushtetutës është e shkruar qartë (neni 168, pika 1,2,3) se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë përbëhen nga forcat tokësore, detare dhe ajrore ku Presidenti i Republikës është “Komandant i Përgjithshëm” i tyre dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i tij.

Pak më poshtë në pikën 4, neni 169 i Kushtëtutës thuhet se “Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.”

Në zbatim të këtij detyrimi kushtetues është sot në fuqi Ligji nr. 64/2014 “për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Ku në kreun II-të të tij flitet për “hierarkinë e pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik në forcat e armatosura” dhe lexohet qartë (nenet 9 e vijues) se Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në ushtrimin e pushtetit të dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi “këshillohet” dhe “mbështetet” nga organi- Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i cili ka dhe një përbërje të përcaktuar ligjore të këshilltarëve të përhershëm dhe të rastit sipas vlerësimit të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Atëherë sa më sipër, nisur edhe nga parimet kushtetuese (neni 12 ) se “forcat e armatosura sigurojnë pavarësinë e vendit”, si dhe “mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues”, duke “ruajtur asnjanësinë në çështjet politike” dhe “i nënshtrohen vetëm kontrollit civil”, me të drejtë lindin pyetjet :

Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe e Komandantit të Përgjithshëm të tyre në luftën kundër trafikut dhe trafikantëve të drogës ?

Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; Ministrit të Mbrojtjes; Ministrit të Punëve të Jashtme; Ministrit të Financave; Ministrit të Transportit, apo atij të Energjisë për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantëve të drogës ?

Cila është detyra dhe përgjegjësia kushtetuese e ligjore e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për mos arrestimin apo ndalimin e trafikantit të drogës Kelment Balili ?

A ka qënë trafikanti i drogës Kelment Balili, pjesëtar i Forcave të Armatosura dhe pse Policia ushtarake në zbatim të ligjit nuk e ka arrestuar në flagrancë, apo ndaluar pas aktit të prokurorit e vendimit të gjykatësit ?

Është e kotë këtu të presim përgjigje dhe përgjegjësi kushtetuese e ligjore, personale e institucionale nga Forcat e Armatosura, Komandanti i tyre i Përgjithshëm dhe Organi Këshillues i këtij të fundit.

Në Republikën tonë parlamentare, duhet ti lemë Forcat e Armatosura dhe ta këshillojmë Presidentin, si “Komandantin e Përgjithshëm” të tyre vetëm për zbatimin e misionit të ngarkuar nga Kushtetuta, Ligji dhe Marrëveshjet Ndërkombetare të Anëtarësimit.

Gjithashtu ta lexojmë shpesh dhe më zë të lartë detyrimin institucional kushtetues (germa h, neni 92) se në Republikën tonë parlamentare, Presidentit të Republikës si “Kreu i Shtetit”, dhe jo si “Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura” nuk i raportohet nga drejtuesit e institucioneve shtetërore por i jepet mendim (këshillë) si dhe të dhëna me shkrim për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre sipas ligjit, kur kjo kërkohet nga Kreu i Shtetit.

Në Shqipërinë republikë parlamentare, sipas Kushtetutës dhe ligjit, institucionet ligjzbatuese kontrollohen, raportojnë e japin llogari vetëm përpara atyre që e përfaqsojnë direkt popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues, deputetëve të Kuvendit.

Shqetësimin se përse institucionet ligjzbatuese nuk arrestojnë apo ndalojnë trafikantët e drogës mund ta zgjidhnin sipas Kushteutës dhe Ligjit, vetëm komisionet kuvendore të përhershme apo të posaçme dhe jo këshillat e këshilltarëve të Komandantit të Forcave të Armatosura.

Arben-Isaraj

*Arben Isaraj



Ju sugjerojmë

OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
Politikë

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

12 Maj, 2025 9:06 pm
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
Bota

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025 8:40 pm
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Para
Video/ Rrahje masive për stadiumin: Tifozët e Tiranës godasin futbollistët e tyre

Video/ Rrahje masive për stadiumin: Tifozët e Tiranës godasin futbollistët e tyre

Video/ Ja çfarë thoshte Trump 17 vite më parë për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë

Video/ Ja çfarë thoshte Trump 17 vite më parë për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë

Piloti italian strehohet në Tiranë, ja pse nuk del para gjykatës

Avioni i drogës në Ishëm? Guido Guidi: Addio Albania
















TE FUNDIT

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
12 Maj, 2025

Edhe në bashkinë e Divjakës, ka përfunduar prrocesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2025. Si në shumicën e...

Lexo më shumë

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme...

Lexo më shumë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
12 Maj, 2025

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com