Edhe pse është kilometra larg vendit, duket se Ledina Çelo vazhdon të ndjek zhvillimet në vend.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja është solidarizuar me shtatë rekrutët shqiptarë në ushtrinë greke që kanë pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës më duar dhe tashmë janë nën hetim.
Ashtu sikurse “shqiponjat”, edhe Ledina është ngjitur në një shkëmb dhe është fotografuar më duart në formën e shqiponjës. Për më tepër ajo ka të veshur një bluzë që identifikon kombësinë e saj.
“Solidarizohem dhe unë me 7 ushtarët Shqiptarë në Greqi, që bënë shenjën e simbolit tonë Kombëtar!”- ka shkruar ajo nën foto./ opinion.al