Tre persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Tiranës pasi ushtruan dhunë ndaj një 26-vjeçareje. Mësohet se autorët janë transvestitë, të cilët goditën me grusht vajzën pasi kjo e fundit i shikonte në mënyrë të çuditshme.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 00:30 pak pas mesnatës në bulevardin “Zogu i Parë”, vend ky zakonisht rrinë transvestitët.
Sipas informacioneve, Aleks M. 23 vjeç, Sokol Z. 33 vjeç dhe Kadri Sh. 24 vjeç goditën me grusht Dorela P. pas një debati të çastit mes tyre. Vajza bëri denoncim në polici ndaj tre të rinjve.