E kujt ia priste mendja që një ditë do të hapej një bar, ku simbolin kryesor do të kishte jashtëqitjen e njeriut.
Por në Seul pronari i një bari është frymëzuar pikërisht nga kjo temë. Nga jashtë, bari “Poop Cafe”, duket mjaft normal por brenda çdo gjë është frymëzuar nga jashtëqitja e njeriut dhe WC. Për shembull kafja dhe çaji shërbehen në filxhanë në formën e WC.
Jastëkët janë të dekoruar me vizatimet e formës së jashtëqitjes së njeriut. Edhe shkuma e kapuçinos shërbehet e dekoruar në të njëjtën formë. Brioshinë formën e jashtëqitjes, shërbehen në një pjatë që ka formën e WC.