Një grua në moshë është qëlluar me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen ‘5 maji’. 67-vjeçarja është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën.
E moshuara Besihane Doçi është qëlluar me një plumb në gjoks. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, thuhet se gruaja ka hyrë për të ndarë dy persona që ishin përfshirë në një sherr.
Lajmi në përditësim…