Ngjarja tragjike e Freskut, ku një grua e re vdiq mes tmerrit të flakëve që shpërthyen në ashensor merr përmasa edhe më të mëdha. Nëna e një djali 6 vjeç ishte në muajin e 6 të shtatzanisë, shkruan gazeta “Panorama”.
Drilona Duriçi priste të sillte në jetë fëmijën e dytë kur vdiq aksidentalisht nga shpëtrthimi i papritur i zjarrit në ashensor paraditen e së premtes.
Tragjedia pa përgjegjës
Nuk ende akuzë për ngjarjen tragjike të Freskut. Policia e Tiranës do të referojë në prokurori ngjarjen për hetime të mëtejshme. Policia do të dërgojë një material referues dhe jo një procedim penal, kjo sepse është e pamundur gjetja e një personi përgjegjës.
Sipas policisë, firma që ka ndërtuar pallatin i ka dorëzuar punimet vite më parë dhe pallati ishte i banueshëm. Nëse në këtë objekt nuk do kishte një administrator. Ndërsa personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit nuk paguhej prej 4 muajsh nga banorët.
Kështu që materialet e policisë do të referohen pa vepër penale në prokurori. Hetimet paraprake të Inspektoratit të Shërbimit Teknik treguan se ashensori në të cilin humbi jetën Drilona Duriçi ishte jashtë kushteve teknike.
Ka dyshime se ashensori është shkëputur nga kati i tretë dhe gjatë fërkimit janë shkaktuar shkëndija zjarri të cilat, në kontakt me depozitën e vajit, kanë shkaktuar vatrën e zjarrit. /Opinion.al