Pjesë e programit të sotëm te “E Diela Shqiptare” ishin edhe dy të rinj që kanë ndarë më publikun eksperiencat e tyre tronditëse. Një vajze e më pas një djalë, kanë për Ardit Gjebrean historinë se si janë përdhunuar dhe më pas trafikuar në një moshë delikate.
Vajza ka treguar se vinte nga një familje e varfër dhe me probleme. Pas divorcit të prindërve, ajo jetonte më njerkën, e cila e trajtonte shumë keq.
Mes shumë problemesh, vajzës i është dashur që më pas të jetonte me familjes e xhaxhait, nusja e të cilit e kërcënonte shpesh.
Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur u përdhunuar nga xhaxhai. Ajo ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur xhaxhai i saj është kthyer në shtëpi i dehur dhe ka abuzuar me të në sy të gruas së tij.
Vuajtjet për të nuk përfunduan me kaq, pasi pak kohë më vonë u rrëmbye nga dy të panjohur.
Ajo mendon se pas kësaj fshihej pikërisht xhaxhai i sa.
“Më dërguan në një lokal ku ishin dhe shumë vajza të tjera, të cilat do të punonin si prostituta. Atje vinin 30 persona për një gocë në ditë”- ka treguar ajo.
Më pas vajza është dërguar jashtë shtetit ndërkohë që ruhej nga një tutor.
Ajo ka treguar gjithashtu se ka pasur frikë të njoftonte policisë, kur vetëm një ditë është hedhur nga dritarja e katit të tretë për tu arratisur. Kanë qenë forcat RENEA të cilët e kanë shpëtuar.
Sot ajo ëndërron të vazhdojë shkollën.
Një histori të ngjashme abuzimi ka rrëfyer edhe një djalë.
Pjesë e programit ishte gjithashtu, Elona Gjebrean, zv/ministrja e Punëve të Brendshme, e cila ka shpërndarë për të rinjtë dhe familjarët e tyre mesazhe të rëndësishme. / opinion.al