Ka filluar ceremonia e inaugurimit të Donald Trumpit i cili sot zyrtarisht do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi do të betohet para amerikanëve.
Trump dhe bashkëshortja e tij kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë ku janë pritur nga çifti Obama.
Por, Melanie ka arritur ta bëjë Mishell dhe Barack Obamen të ndihet vërtetë në siklet, pasi ajo i ka sjellë një dhuratë të paketuar, duke qënë se ajo tashmë do zëvendësojë zonjën e parë të SHBA-ve, vend në të cilin ka qenë Mishelle.
Sikurse shihet edhe në video, Mishelle nuk ka ditur kujt t’ia japë pakon e cila në ato momente duhej të kthehesh nga kamerat, por Obama i ka ardhur menjëherë në ndihmë duke ia marrë dhe duke ia dorëzuar një prej shoqëruesve. /opinion.al