Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkodra, simbol historik i bashkëjetesës fetare

2017/01/20 at 4:38 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkodra, simbol historik i bashkëjetesës fetare

Dr. Arben Ramkaj


Ndodh që episode të vogla në dukje të parëndësishme plotësojnë një puzzle që në një këndvështrim të gjerë na jep makinacionet e një politike surrogato gjoja në kuadrin e zhvillimeve të gjeopolitikës botërore. Normalisht Ballkani në këtë kalim pushtetesh apo edhe zgjedhjesh në vende të fuqishme të botës, tregon provincializmin, por edhe atë që ka treguar gjithmonë, i gatshëm për t’u përdorur, dhe këtu nuk përjashtohen as shqiptarët.

Dihet se ekstremizmi ndër shqiptarë ose të paktën imazhi si myslimanë ekstremist sponsorizohet shpesh nga dashakeqas të shqiptarëve, dhe kjo ka filluar që me Lidhjen e Prizrenit, ndoshta edhe më parë.

Konfliktet e armatosura në botë dhe sidomos lufta civile në Siri përfshiu një numër besimtarësh të keq indoktrinuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të pakët në krahasim me vende të tjera të botës. E njëjtë ishte edhe klima apo alarmi që u krijua për Shkodrën në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, që siç dihet u spostua në Elbasan për arsye sigurie. Këtu patëm një manifestim të mrekullueshëm të forcave të sigurisë shqiptare që na bëri krenar. Natyrisht që lidhjet me popullin e Izraelit janë më të hershme dhe tashmë do të studiohen nga nxënësit izraelitë, dhe ata po mësojnë për Besën shqiptare të trashëguar pikërisht nga Islami.

Sinjalizimet ose “frika” që filloi me arrestimin e disa personave si përkrahës të ISIS-it nga rreziku i një sulmi terrorist kundër meshtarëve të shenjtërimit në Shkodër, e ndezën problematikën në këtë qytet. Për shkak të kësaj të fundit, Myftiu i Shkodrës sëbashku me Imamët, u kundërpërgjigjën dhe deklaruan se Shkodra është vend i qytetarisë dhe muslimanët praktikantë shkodranë nuk përbëjnë asnjë problem për shoqërinë shkodrane.

Por para kësaj pati një artikull të një anonimi provokator që gjoja tek muret e xhamisë së Parrucës ka mesazhe fyese dhe kërcënuese. Gjë që rezultoi e pavërtetë.

Mesha e Krishtlindjeve te Kalaja e Rozafës, tek një objekt fetar gjysmë i rrënuar, në qiell të hapur, shumë i kontestuar solli edhe njëherë shqetësimin se sa e brishtë është harmonia fetare në Shqipëri.

Pikërisht për këtë gjest të përsëritur dhe të kontestuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (qëndrimet e myftiut nuk janë qëndrime personale) myftiu shprehu që çështja në fjale cënon bashkëjetesën fetare. Ai dha një deklaratë përsa i përket problematikës së xhamisë-kishë të ndërtuar në Kalanë e këtij qyteti. Në këtë deklaratë, të dhënë për televizionin shtetëror turk TRT, Sytari, midis të tjerash tha se objekti është xhami e ndërtuar nga Sulltani Muhamed Fatih.

Por edhe kisha katolike në Shkodër përmes Radio Vatikanit pretendon se e njëjta ndërtesë është kishë e ndërtuar nga Venecianët. Për shkak të këtyre deklaratave të bëra në 2 media ndërkombëtare mund të themi se edhe problemi mori përmasa ndërkombëtare.

Pikërisht në momentin kur situata dukej e qetësuar doli në media regjistrimi i mësueses që fliste pro organizatës terroriste të ISIS-it. Me çka dëgjohet në regjistrim duket qartë se kemi të bëjmë me një vepër penale, dhe me të drejtë pasoi me ndjekjen e procedurave ligjore. Megjithate meqë regjistrimi është bërë para një viti çdo kush mund të pyesë, përse pikërisht u bë publik në këtë kohë?

Çfarë duhet të ndodhte?

Menjëherë Komuniteti Mysliman Shqiptar duhet të mbante qëndrim ndaj kësaj ngjarjeje sporadike e të veçuar në medrese. Gjithashtu edhe Drejtoria Arsimore e Komunitetit Mysliman Shqiptar duhet të mbajë përgjegjësitë e saj, pasi medresetë janë nën funksionin e saj dhe kjo drejtori duhet të shohë programin, kurrikulat dhe statusin e medreseve dhe të testojë stafin. Diçka jam i sigurtë, që janë duke e bërë në koordinim me ministrinë e Arsimit, por edhe me stafin e medresesë në fjalë.

Deklarata e ministrisë së Arsimit që rasti është i veçuar dhe sporadik i vë kapak ngjarjes së ndodhur.

Shkodra është qyteti i tolerancës, qytet ku katolikët dhe myslimanët përbëjnë gjysmën e qytetit dhe herë herë kanë problematika të kësaj natyre.

Për të qenë të sinqertë duhet që dhe besimtarë të komunitetit katolik të Shkodrës duhet të kuptojnë që edhe ata janë pjesë e mozaikut të harmonisë me të gjitha besimet dhe duhet të mos e shohin si një garë pasuesish apo dominance ndaj tjetrit.

Në fund të fundit shteti ynë dhe hapësira që ndajmë nuk i përket vetëm një komuniteti të caktuar, por i përket të gjitha bashkësive e komuniteteve qofshin këta komunitete besimtarësh apo jo. Këtë e ka pasqyruar më së miri kushtetuta jonë.

Vendosja e një kryqi gjigand në mes të qytetit, në ditët e krishtlindjeve (që për mua spërbën asnjë problem personalisht) apo ndalimi i disa besimtarëve përpara meshës së shenjtërimit janë të gjithë tregues së një trajtimi jo të drejtë të komuniteteve.

Por kjo vjen edhe nga degradimi ose mospajisja me të tilla virtyte, virtytin e dialogut të disa përfaqësuesve institucionesh që për hir të së vërtetës kleri përhere e ka tejkaluar e kanë qenë përhere pranë njëri-tjetrit. Klerikë të nderuar të religjioneve shqiptare e kanë treguar në të kaluarën por edhe sot.. Ata u bënë bashkë kur panë se fatet e kombit vareshin prej bashkëpunimit të tyre, por ata behën bashke, duke ditur dhe historine e trishtë të shqiptarëve me fenë. Për këtë kemi vendime dhe akte që na kanë bërë krenarë kur këta udhëheqës shpirtërorë ishin bashkë kundër pushtuesve dhe fqinjëve grabitqarë.

Fatkeqësisht sot bashkësitë fetare janë në periudhë vetëformimi dhe natyrshëm rritet e përgjegjësia e harmonisë fetare, vlerë të cilën e ka kombi shqiptar, vlerë e cila na ka bërë të njohur në mbarë botën.

Shkodra jonë, dikur kryeqendra e shqiptarëve sot është vendosur në mënyrë dashakeqe si epiqendër e intolerancës fetare. Raste të importuara, të stisura, të prodhuara në mënyrën më të ulët si e si të provokojnë shkodranët, të cilët nga eksperienca Shqiptare janë të gjallë dhe lehtësisht të provokueshëm krijohen për të krijuar një imazh konfliktual në qytetin e Shkodrës.

Por nuk janë shkodranët e vërtetë kështu. Tradita jonë i tejkalon kurthet, kujtojmë pikërisht në Shkodër në vitet e pas Luftës së Parë Botërore që Intelektualët katolikë nxorrën gazetën “Hylli I Dritës”, dhe intelektualët myslimanë iu bashkangjitën me revistën “Zani I Naltë”. Ky ishte një “debat” i denjë për shqiptarët, jo provokimet e intrigantëve që ia duan të keqen kombit tonë.

Edhe sot ne duhet të punojmë që t’i japim Shkodrës vlerën që meriton sepse ajo është Shkodra e Hafiz Sabri Koçit, e Shejh Shuajb Arnautit, e At Gjergj Fishtës, e Pater Zefit e shumë e shumë figurave të shquara të kombit tonë që na bëjnë të ndihemi të turpëruar me meskinitetin dhe kalkulimet diabolike.

Një Shkodër e brishtë do të thotë një bashkëjetesë e brishtë. Ta ruajmë atë sepse kështu ruajmë edhe detyrën tonë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
FOTO/ Shikoni kë ka kopjuar këtë herë Melania Trump, në veshjen e saj

FOTO/ Shikoni kë ka kopjuar këtë herë Melania Trump, në veshjen e saj

VIDEO/ Edhe Hillary Clinton arrin në inaugurimin e Trumpit

VIDEO/ Edhe Hillary Clinton arrin në inaugurimin e Trumpit

Live/ Ceremonia e betimit të Presidentit të 45-të amerikan

Live/ Ceremonia e betimit të Presidentit të 45-të amerikan
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com