Donald Trump dhe familja e tij mbërritën në Uashington DC, pasditen e kësaj të enjteje. Fillimisht zbriti nga avioni familja e presidentit të zgjedhur, me djalin e tij Barron që pasoi.
Pas 10-vjeçarit dolën Donald Jr. me bashkëshorten e tij Vanessa, por edhe 5 fëmijët e tyre. Eric Trump dhe Lara u pasuan nga dalja e Ivankës dhe Jared Kushnerit, me 3 fëmijët e tyre, e në fund radha i erdhi Tiffany Trump. Sigurisht që kishte edhe të afërm të tjerë të Donaldit.
Trump dhe familja e tij udhëtuan me “Air Force 2” nga Nju Jork drejt Washingtonit dhe ata po qëndrojnë në hotelin “Trump”.
Por ajo që ka shkëlqyer më shumë se kushdo me sharmin e saj, ka qenë vajza e madhe e Presidentit Trump, Ivanka. Edhe ajo së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, është zhvendosur për në Washington.
Në Washington kanë “zbarkuar” edhe sekretarët (ministrat) e administratës Trump, që duke filluar nga dita e nesërme marrin zyrtarisht detyrën.
Në inaugurimin e nesërm do të marrin pjesë edhe shumë personalitete nga bota.