Një numër i konsiderueshëm i votave në sondazhin opinion .al kanë qënë të pavlefshme. Pra numri i votave të pavlefshme, ka qenë shumë më i madh se numri i votave të vlefshme. Sipas të dhënave për Ministrin e Drejtësisë rreth 60% e votave janë të pa vlefshme, po ashtu për Ministren e Arsimit rreth 73%e votimeve kanë qënë të pavlefshme, per Saimir Tahirin 30% e votave kanë qenë fallco etj. Në bazë të të dhënave vihej re se, sa më i lart numri i votave për ministër, aq më e lart ishte edhe përqindja e votave të manipuluar po për atë ministër.
Kështu numri më i lart i votave fallco dhe të manipuluara kanë qënë për Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, pra në votat që ajo ka marrë, rreth 73% e tyre kanë qënë të pavlefshme.
Sipas asaj që deklaron webmasteri i opinion.al ka patur një mobilizim për votim edhe nga institucioneve shtetërore kryesisht shkollat. “Janë regjisturar shumë screepte që kanë votuar për një ministër të caktuar. Kompania që ka fituar tenderin e shpërndarjes së internetit nëpër shkolla, të gjitha IP e kësaj kompanie kanë votuar për ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Pra shkollat kanë votuar në mënyrë të organizuar. Ka një mobilizim të mësuesve të informatikës që janë mobilizuar për të votuar Nikollën”, është shprehur Gentian Progni, webmaster i opnion.al.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, në opinion.al ka mbërritur një denoncim i një mësuese nga Tirana, e cila tha se drejtori i DAR i ka kërkuar të votoj Lindita Nikollën./opinion.al