Spencer Seabrooke ka thyer një rekord të ri botëror. Ai përfundoi me sukses ecjen e tij në litarin e lëvizshëm, duke thyer rekordin paraprak që kishte gjatësinë 7 metra. Ecja në litar, pa u mbajtur askund, është realizuar nga Seabrooke në mes dy maleve në Kolumbi. Kanadezi ngeci dy herë në fillim, por sërish ai arriti që të përfundojë atë që kishte filluar.
Siç mund ta shihni nga video, droni e ka kapur mjaft mirë Seabrooken në lartësinë prej 290 metra. Dhe është e pabesueshme se 26 vjeçari e ka filluar këtë sport vetëm para tre viteve. Do të jetë interesante të shohim se çfarë hapi do të ndërmarrë më tutje ky sportist.