Një kompani është duke planifikuar që ta ndërtojë qytetin e parë lundrues në botë, midis Oqeanit Paqësor. Qeveria e Polinezisë franceze e ka nënshkruar një marrëveshje me firmën amerikane dhe tani shpresojnë se punët ndërtimore do të fillojnë në vitin 2019.
Instituti “Seasteading” ka kaluar pesë vite duke tentuar ta gjejë mënyrën se si ta ndërtojë qytetin lundrues të përhershëm në oqean.
Polinezia franceze, një përmbledhje e 118 ishujve në jug të paqësorit, rrezikohet nga ngritja e nivelit të ujit. Qeveria e këtyre ishujve e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me institutin “Seasteading” me bazë në San Francisco, për ndërtimin e këtij qyteti, sipas ABC.
Instituti ka parashikuar që në vitin 2020 në këtë qytet do të jetojnë 250 deri në 300 banorë, ndërsa 30 vite më vonë, numri i tyre do të arrijë milionin.