Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi befasues i kolonelit serb: Haradinaj më ftoi për kafe, ja si sillej në burgun e Hagës!

2017/01/17 at 5:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfimi befasues i kolonelit serb: Haradinaj më ftoi për kafe, ja si sillej në burgun e Hagës!

Veselin Sljivancanin ka shërbyer si oficer në Armatën Jugosllave. Ai është një serb nga Mali i Zi, që si ushtarak ka marrë pjesë në Betejën e Vukovarit, për çka është gjykuar në Tribunalin e Hagës. Për Masakrën e Vukovarit, Slijvancanin është dënuar me 10 vjet. Por, Tribunali e ka liruar për shkak të sjelljeve të mira në burg. Koloneli i pensionuar serb ka shpalosur një rrëfim interesant për Ramush Haradinajn në Tribunalin e Hagës dhe të burgosurit e tjerë shqiptarë aty.


Intervista e kolonelit serb, botuar në Vecernjo Novosti të Beogradit

Haradinaj: Sljivo, posa të vij në Beograd ty do të thërras të parin

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur trajtim të veçantë gjatë paraburgimit në gjykatën e Hagës, ka thënë për “Vecernje Novosti”, ish-oficeri i Armatës jugosllave, Veselin Sljivancanin.

Siç tha, ndërsa Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj në vitin 2005 në Hagë kanë arritur “me linjë të rregullt”, Haradinajn nga Prishtina e barti aeroplani i kancelarit të atëhershëm gjerman, Gerhard Schröder.

Përveç kësaj, para se të fillonte gjyqi, të gjithë të paraburgosurit në Scheveningen ishin të bindur se ai do të lirohej, tha Sljivancanin, njeriu i cili ishte në të njëjtin pavijon të paraburgimit në Hagë me të pandehurit shqiptarë në vitin 2005.

Koloneli në pension, në një intervistë për “Novosti”, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë do të ndodhë në lidhje me ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjithashtu, thotë ai, nuk mund ta “fyejë” Haradinajn për ditët e kaluara në Hagë, por thekson se ky shqiptar në Hagë i kishte të lejuara gjërat që të tjerët nuk i kishin, dhe se kjo nuk fshihej.

“Kur ai erdhi në paraburgim, sillej si i civilizuar. Shqiptarëve të tjerë që i kishte hasur në paraburgim (Idriz Balaj, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Isak Musliu), menjëherë ua bëri të qartë se kush është i zoti i shtëpisë aty dhe i urdhëroi që në hapësirat e përbashkëta duhet të flasin serbisht. Deri atëherë, ata silleshin si një sekt që dëmtonte atmosferën tashmë të rëndë pas hekurave”, tha Sljivancanin.

Sljivancanin shtoi se Haradinaj nuk ishte shumë i shqetësuar për fatin e tij në gjykim. Ai e dinte se kishte mbështetjen e Perëndimit, dhe kjo u pa shumë shpejt.

“Gjatë ditës, në kohën e vizitës, secili i burgosur kishte të drejtë që të presë deri në katër persona, duke përfshirë edhe fëmijët. Shumë shpejt pas mbërritjes së tij në Hagë, Ramushin e lajmëruan nga porta për vizitën e 12 personave. Rastësisht, ne kemi qenë në hapësirë të përbashkët, dhe më kujtohet që e pyeta ‘Ramush, çfarë do bësh tash’. Ai e piu një gllënjkë birrë dhe më tha të mos shqetësohem”, tha Sljivancanin.

Ai vazhdoi më tutje duke thënë se shumë shpejt në njësinë e paraburgimit u shfaq drejtori, McFadden, i ndjekur nga të gjithë 12 mysafirët.

“Ramushi, pas një kohe, më thirri që të pimë nga një kafe. Kur unë u ula, njerëzit që ishin aty u prezantuan, duke thënë se ata janë nga Amerika, dhe se liderit të tyre i kishin sjellë tetë milionë dollarë për mbrojtje”, ka thënë Sljivancanin.

Ky shqiptar në Sheveningen nuk u shmangej serbëve. Ai fliste me gjeneralin Pavkovic pa hezitim. Emocionet i tregoi, siç tha bashkëbiseduesi i “Novosti”, vetëm kur të burgosurve të tjerë u tregonte fotot se si po shkonte ndërtimi i shtëpisë së tij të mrekullueshme në mes të Deçanit dhe Gjakovës.

“Mbaj mend që ndërsa ishte në paraburgim i ndodhën dy tragjedi familjare. Në Kosovë ia vranë vëllanë e tij, dhe më vonë nipin. Që të dy herat që iu afrova për ngushëllimet e mia, ai tha: Unë e dija se kjo do të ndodhte”, thotë Sljivancanin.

Siç thonë, Haradinaj, gjatë ditëve në paraburgim nuk e ka fshehur se është në konflikt me Hashim Thaçin – që të dy kanë “mbaruar shkollën jashtë shtetit”, dhe kanë dalë nga e njëjta “pallto ushtarake” e Perëndimit, por siç duket, “mentorët” luajtën lojërat e tyre me të dy. Haradinaj, tha Sljivancanin, ishte i bindur se Thaçi është përgjegjës për qëndrimin e tij në Hagë.

Sipas Sljivançanin, pas lirimit të Haradinajt në vitin 2008 ishte i bindur se ai do të kthehet në një pozitë të lartë politike në Kosovë. Besonte se së shpejti do të vijë në kryeqytetin e Serbisë si një udhëheqës politik.

“Kur ai u largua, gjysmë me shaka e gjysmë përnjëmend e pyeta se kur do të takohemi përsëri. Ai u përgjigj: “Sljivo, posa të vij në Beograd, unë do të thërras ty të parin”. Ai ishte i bindur se po kthehej si një udhëheqës politik”, tha Sljivancanin./dritare.net/

 



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

16 Tetor, 2025 9:41 am
Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
Kryesore

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

16 Tetor, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

16 Tetor, 2025 7:47 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16 Tetor, 2025 7:46 am
Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
-U tha në Opinion

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

15 Tetor, 2025 10:58 pm
Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
-U tha në Opinion

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

15 Tetor, 2025 10:52 pm
“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
-U tha në Opinion

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

15 Tetor, 2025 10:39 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

15 Tetor, 2025 10:30 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell kritika Von der Leyen: Gjykata juaj ka mbajtur Thaçin për 5 vjet në qeli

15 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Para
Shpërthen Guardiola, kërkon katër super lojtarë

Shpërthen Guardiola, kërkon katër super lojtarë

Belgjikë, arrestohen dy kosovarë të dyshuar për terrorizëm

Arrestohet 45-vjeçari në Elbasan, i dënuar në Romë për trafikim njerëzish

Të këqijat që sjellë seksi!

Ky është avantazhi i meshkujve të pasur ndaj femrave
















TE FUNDIT

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
16 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta...

Lexo më shumë

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvend, diskutime dhe ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale
16 Tetor, 2025

Sot Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë raportimet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 16 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
16 Tetor, 2025

Ditën e sotme  parashikohen reshje shiu. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 12 prill 2025
16 Tetor, 2025

Dashi Ka rrezik që marrëdhënia në çift të jetë paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate të forta në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com