Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit në Korçë. Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se viktima, ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në rrugë, përballë Pallatit të Kulturës në lagjen nr. 7.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune thotë policia. Teksa dyshohet se vdekja mund të ketë pasur shkaqe natyrale. Ndërkaq po punohet për identifikimin e 55-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë endacak.