32-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme të qytetin e Vlorës mendohet se është qëlluar nga dy persona të cilët kanë qenë me një fuoristradë “Land Rover” dhe pas krimit janë larguar me shpejtësi.
Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, teksa viktima udhëtonte me një fusoristradë tip “Mitsubishi” teksa është qëlluar brenda në makinë me një breshëri kallashnikovi.
32-vjeçari R.Tore është identifikuar si person me precedent kriminal, ndërsa mësohet se ishte pronar edhe i një peshkarexhe.
Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve të vrasjes, ndërsa po punon për hetimin e pistave që kanë çuar në këtë akt.