Nga, Drini Zeqo
Burimi CNN
Cili do të jetë roli I njerëzve të familjes së Donald Trump gjatë Presidencës së re Amerikane? Dhëndri I tij Jared Kushner I cili rrjedh nga një familje e pasur njihet për rolin qe ka pasur gjatë fushatës presidenciale. Ai u konsiderua si truri I fushatës të pakten për pjesën online e cila pati mjaft ndikim në fitoren e tij.
Pikërisht kjo afri e Donald Trump-it me dhëndrin e tij ka ngritur një shqetësim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse roli i Jared Kushner do të jetë I pandikuar si këshilltar i D. Trump.
Në anën tjetër Ivanka Trump në intervistat që ka dhënë ka deklaruar se roli I saj gjatë presidencës do të jetë thjesht roli I një vajze por veprimet e saj duket se kanë dëshmuar të kundërtën.Ajo ka punuar intensivisht gjatë fushatës elektorale për kauza si kujdesi I fëmijëve apo ndryshimet klimatike.
Paketën e disa propozimeve të saj për kujdesin ndaj fëmijëve ajo ja prezantoi Konventës Kombëtare Republikane. Muajin e fundit ajo kontaktoi edhe anëtarë të kongresit lidhur me legjislacionin per kujdesin e fëmijeve dhe taksat. Ndërsa sa I takon pjesës për ndryshimet klimatike ajo ka pasur një takim me aktivistin e njohur të kësaj kauze aktorin Leonardo DiCaprio.
Nisur nga këto të dhëna është disi e pabesueshme se roli I saj dhe I Jared Kushner do jetë jo ndikues në Shtëpine e Bardhë. Ivanka Trump do të jetë vajza më me ndikim që nga koha e Alice Roosevelt Longworth.
Bashkë me bashkëshortin e saj ata pritet të jenë çifti më I fuqishëm I Washington-it. Dhëndrit, Jared Kushner përflitet se do ti besohen role kyçe në politikat me Lindjen e Mesme e deri tek marrëdhëniet mes Izrealit dhe Palestinës.
Të gjitha këto të dhëna tregojnë se ata të dy janë kryesisht më të ngushtët e qarkut të mbyllur që Donald Trump ka. Pra Ivanka mund të jetë më ndikuese edhe se këshilltarët Kellyanne Conway, Steve Bannon apo Reince Priebus. /opinion.al