Ermal Mamaqi ka publikuar ditën e djeshme një video, ku paralajmëron se mbrëmjen e sotme, në emisionin “Zonë e Lirë” do të publikohet një super-skandal.
Në video moderatori i “Xing me Ermalin” shihet me moderatorin e “Zonë e Lirë”, Arjan Çanin dhe së bashku pasi Ermali thotë se në emision do transmetohet një super skandal, ata shihen teksa shtrëmbërojnë të dy fytyrën.
Se për çfarë skandali e ka fjalën Ermali ende nuk dihet. Duhet të presim edhe pak orë, sa të nisë “Zonë e Lirë, në ekranin e TV klan, për të mësuar më tepër./ Opnion.al