Presidenti Barack Obama i ka dhënë fund politikës së gjatë që i jepte të drejtë kubanezëve të ardhur në Amerikë pa vizë; leje qëndrimi, raportojnë mediat amerikane.
Politika 20-vjeçare e aplikuar nga SHBA, i jepte të drejtën kubanezëve të bëheshin banorë të ligjshëm në Amerikë, vetëm pas një viti qëndrimi.
Ndërsa, Havana ka rënë dakord për të pranuar kubanë që janë larguar apo dëbuar nga SHBA-të.
Kjo levizje e Presidentit Barak Obama vjen pasi ai po përpiqet të filloj shkëputjen e marrëdhënies me Kuben, në fund të mandatit të tij.
Kjo praktikë, deri tani, ishte aplikuar nga SHBA-të vetëm për kubanezët.
Kurse emigrantë të tjerë që vinë në Amerikë pa vizë, mund të arrestohen dhe të dëbohen.