I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se transparenca e pushtetarëve ndaj qytetarët nëpërmjet mediave është thuajse zero. Sipas tij politikanët sot, me përdorimin e mediave on line po sjellin një komunikim të njëanshëm dhe nuk po ballafaqohen me gazetarët. Sipas Shkullakut, përdorimi i mediave on line po bëhet qëllimisht nga politikanët, me qëllim për të eleminuar median tradicionale.
“Është një tendencë ndërkombëtare, ku politikanët kryesisht, shfrytëzojnë ccdo hapësirë të komunikimit me publikun, pra përveç media tradicionale, ata duan ta përçojnë mesazhin e tyre tek çdo shtresë e popullsisë, tek çdo grup moshë dhe padiskutim që rrjetet sociale janë një mjet plus, janë një avantazh. Kjo edhe për faktin kur do të sjellësh mesazhe të gjata dhe të njëanshme që në mediat normale nuk ka vend për gjëra të tilla. Ajo që do të thosha në Shqipëri është se komunikimi në rrjetet sociale nuk bëhet me qëllimin për të zgjeruar hapësirën e komunikimit, por bëhet me qëllim eleminimin e një hapësirë dhe krijimin e një hapësire tjetër. Eleminimin e medias tradicionale me qëllim. Transparenca e pushtetarëve ndaj qytetarët nëpërmjet mediave është thuajse zero.
Në ndoshta jemi i vetmi rast në botë, ku kryeministri mban monolog çdo të premte, përpara një kompjuteri dhe fletë. Kjo është formë komunikimi e stilit të Maocedunit dhe të Kores së Veriut, jam shumë dakord. Formë komunikimi është ajo, kur ti del përpara gazetarëve dhe jep mundësinë të të bëj pyetje për atë që ti thua. Se ti mund të mbash ligjërata nga një orë, dhe po nuk u ballafaqua mesazhi jot me atë që dyshon , nuk ka asnjë propagandë, nuk ka asnjë vlerë”, është shprehur Arman Shkullaku./Opinion.al