Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne jemi skllevërit, punëtorët, kaubojsët. Kjo është Amerika!

2017/01/12 at 6:51 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ne jemi skllevërit, punëtorët, kaubojsët. Kjo është Amerika!

Barack Obama

Çfarë mund të ketë më shumë amerikane në atë që ndodh në këtë vend? Çfarë mund ta mishërojë më mirë konceptin e Amerikës, se sa një grup personash të thjeshtë e modestë – të panjohur, të shtypur, ëndërrimtarë jo të nivelit të lartë, jo të një feje të vetme, por të shumë feve – që mblidhen për të plazmuar rrugëtimin e vendit të tyre? Çfarë forme më të lartë patriotizmi mund të kemi, se sa bindja që Amerika ende nuk ka marrë fund, që jemi mjaftueshëm të fortë për të qenë autokritikë, që çdo brez pasardhës mund të shohë të metat tona, dhe të konkludojë se është në dorën dhe në fuqinë tonë, të mundemi të rindërtojmë këtë vend, deri kur ai të reshtohet me idealet tona më të larta?

Selma nuk është një përjashtim në eksperiencën amerikane. Nuk është një muze apo një monument statik. Eshtë shprehja e një kredoje të shkruar në dokumentat tona themeltare. “Ne, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllimin për të përsosur edhe më shumë Unionin tonë. Ne konsiderojmë të vërteta të mirëqena në vetvete, që të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë”. Nuk janë vetëm fjalë. Janë një ftesë për veprim, një road map për nënshtetësinë, një këmbëngulje në aftësinë e burrave dhe grave të lira, për të plazmuar fatin e tyre. Instikti amerikan që shtyu ata të rinj dhe të reja të merrnin përgjegjësitë e tyre, dhe të kalonin këtë urë, është i njëjti që i shtyu patriotët tanë të rebelohen kundër tiranisë. Eshtë i njëjti instikt që tërheq imigrantët nga ana tjetër e oqeaneve dhe të Rio Grandes; që nxiti gratë të fitonin të drejtën e votës dhe punëtorët të organizoheshin kundër një status quo-je të padrejtë; që na shtyu të ngulim një flamur në Ivo Jima dhe në Hënë. Eshtë ideja e përbashkët e brezave të tërë që besojnë se Amerika është një entitet në evolucion të vazhdueshëm, që besojnë se ta duash, nuk do të thotë vetëm që ta vlerësosh shumë apo të shmangësh të vërtetat e parehatshme, por edhe të provokosh herë pas here një shkundje, të jesh në gjendje të flasësh në favor të asaj që është e drejtë. Kjo është Amerika. Kjo na bën unikë. Ne jemi skllevërit që ndërtuan Shtëpinë e Bardhë dhe ekonominë e Jugut. Ne jemi punëtorët e krahut dhe kaubojsët që pushtuan Perëndimin, dhe shumësia e punëtorëve që realizuan hekurudhat, ngritën qiellgërvishtësit dhe u bashkuan në sindikata për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Selma na tregon se Amerika nuk është projekt i vetëm një personi. Sepse fjala më e fuqishme e demokracisë sonë është “Ne”. “Ne, populli”, “Ne do të kapërcejmë”, “Po, ne mundemi”.

Gjysmë shekulli pas asaj të diele të përgjakur, marshimi ynë ende nuk ka përfunduar, por do të përfundojë shumë shpejt. Dyqind e tridhjetë e nëntë vjet pas themelimit të këtij kombi, Unioni ynë nuk është ende i përsosur, por shpejt do të jetë. Të nderojmë ata që ecën, me qëllimin që në të vraponim. Dhe ne duhet të vrapojmë, me qëllim që bijtë tanë të nisin fluturimin.

  • Shkëputur nga fjalimi i lamtumirës i Presidentit Obama / Në shqip nga www.bota.al

Ju sugjerojmë

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë
Aktualitet

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
Sport

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

3 Nëntor, 2025 4:35 pm
Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
Bota

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

3 Nëntor, 2025 3:33 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
Bota

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 Nëntor, 2025 2:33 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Para
Procedura/ Si merret hipoteka për pallatet që kanë shkelur lejet e ndërtimit

Procedura/ Si merret hipoteka për pallatet që kanë shkelur lejet e ndërtimit

Humb jetën 25-vjeçari në Pogradec, e zë korenti në dush

Humb jetën 25-vjeçari në Pogradec, e zë korenti në dush

Video/ Rrëfimi i Haradinajt: Ja si ma vranë vëllanë

Haradinaj, PD: Lirimi me kusht, jo drejtësi e plotë

TE FUNDIT

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë

Erion Veliaj nuk shkarkohet, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për çështjen e Erion Veliajt duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si...

Lexo më shumë

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
3 Nëntor, 2025

Njëzetetre janë kandidatët që do të garojnë për drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, që aktualisht drejtohet nga Erinda...

Lexo më shumë

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
3 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos ketë zgjedhje në Bashkinë e...

Lexo më shumë

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
3 Nëntor, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com