Presidenti i zgjedhur, Donald Trump në konferencën e parë për shtyp që pas zgjedhjeve ka shënuar një incident me gazetarin e CNN.
Trump refuzoi t’i jepte të drejtën e pyetjes gazetarit të CNN, Jim Acosta, pas publikimit të raportit të këtij rrjeti për materialet intime që kanë rusët ndaj Trump dhe me të cilat mund ta shantazhojnë.
Ai i është drejtuar gazetarit që kishte marrë mikrofonin për të bërë pyetje: “Jo ti. Organizata jote është e tmerrshme”.
Gazetari iu përgjigj:
“Meqë po na sulmoni a na jepni të drejtën të pyesim? Zoti president i zgjedhur, meqë ju po sulmoni organizatën tonë të lajmeve, mund të na jepni një shans”
“Nuk do të të jap asnjë pyetje. Ju jepni lajme të falsifikuara”, tha Trump, që nuk e ka kapërdirë dot raportin e publikuar nga CNN.