Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për lirimin e Haradinajt

2017/01/11 at 11:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për lirimin e Haradinajt

Për më shumë se dhjetë orë u zhvilluan debat në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, megjithatë deputetët nuk arritën të miratojnë një rezolutë, me të cilën të kërkohet lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nga autoritetet frenceze.


Haradinaj, u ndalua nga policia francaze me datën (04.01) në bazë të një fletarresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritet serbe, ku zoti Haradinaj akuzohet për krime lufte në Kosovë. Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e mbështetur edhe nga lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën propozuan një rezolutë, ku kërkohej nga autoritetet franceze lirimi pa kusht i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në rezolutë po ashtu kërkohej që BE-ja të përfshihet në mënyrë që të përshpejtohet lirimi i Haradinajt, ndërsa, Qeveria e Kosovës të obligohet që të informojë instancat ndërkombëtare se e refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e Jugosllavisë.

Kërkesa për ndërprerjen e dialogut

Po ashtu nga qeveria e Kosovës u kërkua që të ndërpritet dialogu Kosovë-Serbi, derisa Serbia të anulojë të gjitha fletëarrestet e lëshuara kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Por dy partitë në pushtet LDK dhe PDK, nuk u pajtuan me një pikë të rezolutës, atë për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe në këtë mënyrë rezoluta nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave të deputetëve.

Debati në parlamentin e Kosovës, për rastin e arrestimit të Haradinajt, ndodhi në ditën kur autoritetet e Serbisë dërguan tek autoritetet franceze kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi. Autoritetet e drejtësisë franceze do ta shqyrtojnë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj. Në anën tjetër avokatët e zotit Haradinaj kanë kërkuar lirimin e tij. Ata shprehen të bindur se kjo do të ndodhë ditën e enjte, kur Haradinaj pritet të dalë para gjykatës në qytetin Colmar.

Daçiç: Diaspora shqiptare përgatitet për sulm ndaj përfaqësive serbe

Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj bazuar në një fletarrest ndërkombëtar nga Serbia, ka nxitur reagime dhe tubime protestuese gjithandej Kosovës dhe jashtë saj në vendet e BE-së ku jeton diaspora kosovare. Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha për mediet serbe se “Serbia ka marrë informacione se diaspora shqiptare po përgatitet për marrjen me dhunë të përfaqësive diplomatike-konsullore serbe, me qëllim të detyrimit të Serbisë që të heq dorë nga ndjekja e Ramush Haradinajt”.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Kjo deklaratë e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daqic, u dënua nga Ministria e Jashtme e Kosovës , duke e cilësuuar atë nxitëse, tendencioze dhe që ka për qëllim ta mbajnë në tension rajonin e Ballkanit. “MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve 90-a dhe e frikës kur Serbia i orkestronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve. Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Daçiçit janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Autoritetet e BE-së, vazhdimisht bëjnë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si e vetmja rrugë për përmirësimin e raporteve. Mirëpo, sipas analistëve ndalimi i zotit Haradinaj nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë, ka tendosur në masë të madhe raportet edhe ashtu të brishta Kosovë-Serbi.

Ramush Haradinaj dhe e shkuara

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj, arrestohet në bazë të fletarresteve të lëshuara nga Serbia e që zbatohen nga Interpoli. Në qershor të vitit 2015 Haradinaj, u arrestua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare nga Gjermania. Kosova nuk është pjesë e Interpolit, mirëpo, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, vazhdimisht kanë kërkuar nga Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Ramush Haradinaj, ishte kryeministër i Kosovës në vitin 2005. Pas ngritjes së aktakuzës nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe u dorëzua vullnetarisht në Hagë. Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pasi u bë rigjykimi i tij po në Tribunalin e Hagës dhe në vitin 2012, ku Ramush Haradinaj serish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte. Ramush Haradinaj ishte njëri nga komandantët e ish-UÇK-së për rajonin e Dukagjinit. Pas luftës ai ishte themelues i subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti kjo të cilën e udhëheq edhe sot. /DW



Ju sugjerojmë

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Para
Transplanti/ Shpiket pajisja që transporton zemrën pasi hiqet nga trupi i dhuruesit

Transplanti/ Shpiket pajisja që transporton zemrën pasi hiqet nga trupi i dhuruesit

Protesta paralele për lirimin e Haradinajt në Tiranë, Prishtinë, Shkup

Protesta paralele për lirimin e Haradinajt në Tiranë, Prishtinë, Shkup

10 ëndrra më të zakonshme dhe kuptimi i tyre në jetën tuaj

10 ëndrra më të zakonshme dhe kuptimi i tyre në jetën tuaj
















TE FUNDIT

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
29 Dhjetor, 2025

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën...

Lexo më shumë

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
29 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se Ukraina shënjestroi një rezidencë zyrtare të Vladimir Putinit në një sulm...

Lexo më shumë

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
29 Dhjetor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë...

Lexo më shumë

Berisha: E nisim vitin me protesta

Auto-Skicë
29 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com