Shemsi Premçi, Drejtor i Emergjencave Civile, ka deklaruar, sonte, në emisionin Opinion se deri në këto çaste që flasim, në Veri të vendit, ka 40 fshatra të izoluar për shkak të trashësisë së borës dhe ngricave.
Më tej, Prençi tha se do të shpërndahen ushqime dhe veshmbathje në të gjithë fshatrat dhe zonat rurale ku gjendja është serioze.
“Fshatrat në rajonin e Malësisë së Madhe, zona e Vermoshit deri në bashkim që është edhe aks nacional. Është zona nga Boga në Qafthore në Theth trashësia e dëborës varion deri në 20 cm. Arni në Kukës, Lura në Peshkopi dhe Selishta. Sot ka patur operacione nga ajri ku janë dërguar ushqime, po ashtu edhe nesër do të vijojmë në të gjithë zonat e bllokuara. Kompanitë shqiptare të mirëmbajtjes së rrugëve ende nuk janë mësuar me dimra të tillë dhe nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar situata të tilla. Rrugët janë problemi më i madh në situata të tilla” është shprehur Shemsi Prençi./ opinion.al