Martin Shkreli, i njohur si njeriu më i urryer në internet, president i një kompanie farmaceutike në Shtetet e Bashkuara, ka një ftesë çift për ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Ashtu siç pritet, ai është i vetmuar dhe kërkon shoqëruese për eventin në Twitter.
Por mesa duket, askush nuk do të behet shoqëruesja e tij, madje një nga zonjushat që ai ka ftuar, u shpreh se është gati të hajë organet e saj se sa të shkojë me të.
Dhe 32-vjeçari Shkreli nuk hezitoi t’i sugjeronte që mund ta niste nga zemra.
Por ai nuk dorëzohet sepse vazhdon e kërkon të tjera shoqëruese në Twitter, të gjitha shumë të zëna për Martin Shkrelin.
Në fund, njeriu që ngriti çmimin e një medikamenti për të sëmuret me HIV nga 13.50 dollarë në 750 dollarë, duket se ka marre atë që meriton dhe ka dale vetë në këtë përfundim: Të shkojë në inaugurimin e Donald Trump me macen e tij./ TV KLAN