Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gripi/ Flasin mjekët Shehu dhe Pipero: Ja si duhet vepruar me vaksinën

2017/01/07 at 9:14 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi/ Flasin mjekët Shehu dhe Pipero: Ja si duhet vepruar me vaksinën

Situata alarmante në të cilën është vendosur Shqipëria për shkak të virozave të stinës së dimrit, coi deri në mbylljen e shkollave, kopshteve dhe cerdheve për të ndaluar një përhapje të mëtjeshme të epidemisë, ndërkohë që mjekët këshillojnë në mënyrë të vazhdueshme rrezikun e kësaj viroze vecanërisht tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit, një tjetër diskutim që ngrit kjo virozë është ajo që lidhet me vaksinimin e popullatës.
Pas një denoncimi të bërë në FB nga përfaqësuesi i PD-së Bardh Spahia, sipas të cilit vaksina është prodhim kinez, pa asnje flete udhezues ne shqip, ka reaguar ISHP, që ka pranuar faktin se kjo vaksinë është prodhuar nga laborator në Kinë, por është konform rregullave të OBSH-së. Një tjetër pikë e diskutuar në këto ditë të kulmit të virozës, ka qenë afati i kryerjes së vaksinimit. A mund të kryhet vaksina, tani apo duhej të ishte kryer më parë?
Opinion.al, ka pyetur lidhur me këtë problematikë mjekun infkesionist Pëllumb Pipero dhe mjekun Tritan Shehu.
Për Tritan Shehun ka ardhur koha që vaksina të ofrohet falas për të gjitha shtresat në rrezik ku hyjnë gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijët, që përbëjnë një numër prej gati 500 mijë vetësh dhe që natyrisht nuk ka një kosto të vogël, por që duhet parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që lidhur me bërjen e vaksinës në këto momente ai shprehet:
“Do ishte më mirë që vaksina të bëhej më parë se të niste epidemia, por mund të përdoret edhe tani, sepse do të jepte efeketin për një virozë të re. Me siguri do të kemi valë të tjera të virusit edhe në muajt janar dhe shkurt”, ka pohuar Shehu.
Edhe mjeku Pëllumb Pipero pohon se vaksina duhej të ishte bërë gjatë muajve tetor dhe nëntor, por nuk ka ndonjë kundërindikacion të përdorimit të saj në cdo kohë.

“Duhet kemi në konsideratë që vaksina është një parandalim i nevojshëm, vecanërisht për grupet e rriskut. Duke përdorur vaksinën nuk është 100% e sigurt, që gripi nuk të zë, por nëse bëhet vaksina kalohet më lehtë”, ka pohuar Pipero duke shtuar se mjekësia nuk është matematikë, por është probalitet dhe ekpepriencë e bazuar në rezultate të dëshmuara në rastin konkret nga përvoja e një viti të mëparshëm.
Edhe pse e ka cilësuar si një epidemi normale të gripit stinor, Pipero ka theksuar se cdo masë e marrë në këtë periudhë është e nevojshme.
“Kemi një epidemi normale të gripit stinor dhe nga kjo pjesë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme është që këtë vit ka nisur dy javë më parë, sepse moti është ftohur më shpejt. Nga ana epidemiologjike është problematike, nga ana pandemike është e zakonshme. Nuk duhet të bëjmë alarm, por duhen marrë disa masa që personat e prekur ta kalojnë sa më lehtë”, ka përfunduar Pipero.

Etiketa: gripiPiperoTritan ShehuVaksina

Ju sugjerojmë

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

9 Shtator, 2025 2:01 pm
Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
Bota

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

9 Shtator, 2025 1:41 pm
Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
Kryesore

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

9 Shtator, 2025 1:18 pm
Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin

9 Shtator, 2025 1:03 pm
Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali
Bota

Viktima dhe shifra rekord të rasteve me Covid në Itali

9 Shtator, 2025 12:56 pm
Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Kryesore

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

9 Shtator, 2025 12:06 pm
Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila
Kronikë

Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

9 Shtator, 2025 11:36 am
Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
Kryesore

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

9 Shtator, 2025 11:18 am
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Masakra me dy viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e autorit

9 Shtator, 2025 11:12 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Ra në kontakt me disa kabllo elektrike, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

9 Shtator, 2025 11:09 am
Para
Gjoka nga Antalia: Rifillimi i kampionatit të na gjejë gati 

Gjoka nga Antalia: Rifillimi i kampionatit të na gjejë gati 

Video/Aksidenti në Laprakë, 26-vjecarit i jepet vendimi në spital: Do të qëndrojë në burg 

Video/Aksidenti në Laprakë, 26-vjecarit i jepet vendimi në spital: Do të qëndrojë në burg 

Sulmet në Florida, policia dyshon për akte terrorizmi 

Sulmet në Florida, policia dyshon për akte terrorizmi 

TE FUNDIT

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
9 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata...

Lexo më shumë

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, 21 civilë humbin jetën në rajonin e Donjetskut

Moska rinis sulmet, dhjetëra dronë e raketa mbi Ukrainë
9 Shtator, 2025

Një sulm ajror rus me bomba ka vrarë të paktën 21 civilë dhe ka plagosur shumë të tjerë në fshatin...

Lexo më shumë

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
9 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se “mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se...

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin
9 Shtator, 2025

Qeveria po prezanton paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Ky...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com