Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ‘ngrin’ nga acari, kjo është situata më e fundit

2017/01/07 at 1:44 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
I ftohti, në Bulqizë termometri shënon -15 gradë

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e emergjencave për shkak motit të ashpër, paraqitet e qëndrueshme në shkallë vendi, dhe është menaxhuar mirë nga strukturat e posaçme për përballimin e këtyre problematikave.


Njësitë lokale të emergjencave, Policia e Shtetit, pushteti lokal e çdo institucion i ngarkuar sipas ligjit për raste të tilla, kanë qenë në gadishmëri për t’i ardhur në ndihmë çdo familjeje apo shtetasi. Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 10:45 të ditës së sotme paraqitet:

QARKU KUKËS: Të gjtha akset rrugore janë të qarkullueshme me zinxhirë. Në rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Akset Kukës- Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Akset rurale Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj-Arrën, vijojnë të jenë të bllokuara.

Akset rurale të Njësisë Administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës, gjithashtu ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Në qytetin e Kukësit edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së specialistëve të OSHEE, por mungesë energjie ka pasur në disa fshatra të Njësive Administrative, Bicaj, Tërthore, Zapod, Malzi, Grykë Çajë, Arrën, Kalis, Bushtricë dhe Ujmisht.

Një shtetase e cila kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të bashkisë Tropojë është transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Nga informacioni i fundit shtetësja S.T. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

QARKU DIBËR: Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, njësia administrative Maqellarë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese. Akset rrugore Peshkopi -Lurë, dhe Peshkopi –Selishtë janë të bllokuara. Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Aksi rrugor Peshkopi-Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Në Njësinë Administrative Baz, Rukaj, Komsi, është rikthyer energjia elektrike.

QARKU SHKODËR: Aksi rrugor Pogë-Qafë Thore-Theth është i bllokuar dhe nuk ka borëpastruese nga firmat kontraktore. Në malin e Shoshit ka mbi 1 m dëborë dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit. Në tre njësitë administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike. Me kërkesë të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

Aksi Fushë Arrëz – Pukë është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë dhe Pukë-Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen e rrugës me 2 borëpastruese.

Akset rrugore Fushë Arrëz-Iballë, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Shllak – Kukës janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e dy rrugëve.

Me energji elektrike furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrësit. Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq) – Budaqë (Vermosh) janë të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

Fadroma e dërguar nga Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe, pasi ka prani të madhe të dëborës së ngrirë.

Ka vështirësi qarkullimi në Urën e Spatharit në aksin rrugor Vau Dejës – Shkodër si rezultat i ngricave.

Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka hedhur kripë në rrugë.

QARKU LEZHË: Aksi rrugor Kallmet-Ungrej është i qarkullueshëm me zinxhirë, shkruan lapsi.al. Aksi rrugor i njësisë administrative Milot-Skurraj është hapur nga forcat e bashkisë Kurbin dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU ELBASAN: Aksi rrugor Librazhd – Stëblevë vazhdon të jetë i bllokuar, po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e tij.  Segmenti rrugor Lunik-Stëblevë vazhdon të jetë i bllokuar, po punohet për hapjen e këtij segmenti. Në njësinë administrative Labinot Mal është rikthyer energjia elektrike, ndërkohë në Njësinë Administrative Stëblevë energjia mungon, për shkak se mjetet e OSHEE nuk mund të kalojnë në këtë aks rrugor të bllokuar nga dëbora e madhe. Njësia Admistrative Kodovjat, bashkia Gramsh, pjesërisht nuk kanë energji fshatrat, Fushës, Zenelas, Kullollas.  Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, fshati Bletëz, Siman, pjesërisht pa energji. Njësia Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, fshati, Zabzun, Borovë dhe Fushë Studio, nuk kanë energji.

QARKU KORÇË: Aksi Pogradec- Qafe Thanë, i qarkullueshëm pa zinxhirë. Pogradec-Qafë Plloç, i qarkullueshëm me zinxhirë. Petrushë-Korçë-Dogana Kapshticë, i qarkullueshëm pa zinxhirë. Aksi rrugor Zëmlak-Liqenas-Dogana-Goricë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Libonik-Lozhanë-Grabovë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Korçë-Qafë e Qarit-Ersekë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Ersekë-Çarshovë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Korçë-Dardhë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Korçë-Voskopojë, i qarkullueshëm me zinxhirë. Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.

QARKU VLORË: Gjatë gjithë natës në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka punuar me mjete dhe forca duke hedhur kripë dhe skorje në rrugë.

Në Qafën e Muzinës nuk ka pasur reshje dëbore, por ky segment mbahet në monitorim nga Policia Rrugore dhe firma kontraktore. Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht pa zinxhirë.

Nuk ka raportime për probleme nga njësitë administrative.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente.

Parashikimi për nesër, 8 Janar 2017

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta, por shumë i ftohtë.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -21°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -9°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 0°C.

 



Ju sugjerojmë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Para
Nënkryetari i LSI-së, Vasili: Arrestimi i Haradinajt një veprim i gabuar në kohë të gabuar

Nënkryetari i LSI-së, Vasili: Arrestimi i Haradinajt një veprim i gabuar në kohë të gabuar

Beatrix Ramosaj ndahet nga i dashuri? Ja çfarë thotë ajo

Beatrix Ramosaj ndahet nga i dashuri? Ja çfarë thotë ajo

Marshim trupash në Lindje

Marshim trupash në Lindje
















TE FUNDIT

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com