Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i Përparim Kabos: Shpëtoni Luarasin! E bija: Do ta marrim në Zvicër

2017/01/07 at 1:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Apeli i Përparim Kabos: Shpëtoni Luarasin! E bija: Do ta marrim në Zvicër

Një incident i pak ditëve më parë, ka rënduar gjendjen shëndetësore të regjisorit dhe dramaturgut Mihal Luarasi.


Një rrëshqitje këmbe në një pusetë pa kapak do t’i shkaktonte një shembje, por falë kujdesit mjekësor dhe mbi të gjitha atij familjar, Luarasi, tashmë në moshën 87-vjeçare, ndihet më mirë.

Ky incident u bë publik nga filozofi dhe kritiku i artit Përparim Kabo, i cili shkroi në rrjetin social facebook, një mesazh të gjatë, ku përpos se njoftonte për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të regjisorit, u bënte apel të gjithëve “të ndihmonin dhe shpëtonin” Mihal Luarasin.

Në veçanti, një thirrje për kryebashkiakun Veliaj, i cili përgjigjet për punët publike në Tiranë, ministrin e Shëndetësisë Beqaj dhe kryeministrin Rama, që të kujdesen për shëndetin e regjisorit.

“Koha nuk pret… Nëse ndodh nesër diçka, atëherë… unë do të bëj akuzë publike, se pakujdesia dhe mosshërbimi juaj vret në Shqipëri…”, shprehej Kabo, i cili orë pas ore ka njoftuar për gjendjen shëndetësore dhe për ndihmën që po i jepej atij.

Në një prej këtyre njoftimeve, bën me dije se ministri Beqaj, personalisht po kujdesej për këtë rast.

Po ashtu, dy fëmijët e regjisorit dhe aktores së njohur Edi Luarasi, e cila po ashtu është në një gjendje jo të mirë shëndetësore, kanë vënë në dijeni të gjithë ata që me të drejtë janë shqetësuar, pas thirrjes së Kabos, mbi ecurinë e shëndetit të të atit.

REAGIMI I FËMIJËVE

I kontaktuar nga gazeta “Panorama, i biri i regjisorit, Eltoni, na bën me dije, se gjendja e Luarasit është stabilizuar.

“Tashmë gjendja e tij është më e mirë. Me gjithë dëshirën e mirë, mund të them se prof. Kabo e ka alarmuar më tepër seç duhet situatën. Incidenti i pak ditëve më parë, vetëm sa e rëndoi më shumë gjendjen shëndetësore të tim eti, e cila është si rezultat i moshës së tij të thyer tashmë. Unë prej 6 muajsh kam ardhur në Tiranë dhe po i qëndroj mbi krye tim ati”, thotë Elton Luarasi.

Sipas tij, i ati ka marrë shërbimin mjekësor që i duhej. Fatmirësisht nuk kishte asnjë frakturë, që do të mund ta rëndonte më tej situatën e tij shëndetësore. Kundër këtij alarmi të vënë nga Kabo ka qenë edhe e bija, Lea, e cila përmes një statusi në facebook, edhe në emër të të vëllait, kërkon pak qetësi në këto ditë.

Ajo po ashtu ka njoftuar se i ati ka marrë ndihmën e duhur, ndërkohë që mësojmë se prej kohësh të dy fëmijët po përpiqen t’i tëheqin prindërit e tyre në Zvicër.

“I drejtohem publikut shqiptar duke e falenderuar nga zemra për dashamirësinë kundrejt prindërve tanë të shtrenjtë! Ndërkohë ju lutem shumë, shumë, për të respektuar me diskretion jetën private të familjes sonë. Vëllai im i mrekullueshëm është kthyer nga Zvicra prej majit të vitit 2016 në Tiranë, duke lënë gjithçka të tijën për t’ju shërbyer mamit dhe babit. Ai dhe prindërit tanë shumë të moshuar dhe të sëmurë nuk e meritojnë këtë lakuriqësi sociale… Jemi jashtëzakonisht të prekur… Babi dhe Mami janë me shërbim privat në shtëpi dhe ne presim të stabilizohen për t’i tërhequr në muajt e ardhëm në Zvicër, mbas një lufte të jashtëzakonshme me zyrat dhe qeverinë zvicerane.

Ju lutem, për disa ditë të lini tim vëlla dhe mua të qetë të bëjmë punën tonë. I kërkojmë ndjesë qeverisë për këtë thirrje që nuk vjen nga ana e familjes tonë”.

 



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Foto/ Çfarë ka ndodhur me miqësinë e Dua Lipës dhe Era Istrefit?

Foto/ Çfarë ka ndodhur me miqësinë e Dua Lipës dhe Era Istrefit?

Pukë/ Bora e ngrica “bllokojnë” ambulancën, i sëmuri transportohet me zjarrfikëse

Pukë/ Bora e ngrica “bllokojnë” ambulancën, i sëmuri transportohet me zjarrfikëse

Përkeqësimi i motit, OSHEE stakon 18 fidra

Video/ Dhjetra fshatra të bllokuar nga bora
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com