Pika turistike e Brezovicës në Kosovë e cila vizitohet mjaft edhe nga shqiptarët e Shqipërisë ka vështirësi në qarkullim dhe rrezik për rënien e orteqeve.
Qemajl Jonuzi, udhëheqës i divizionit për mirëmbajtje, ka deklaruar për Koha.net se kjo nuk duhet të përbëjë shqetësim për qytetarët, por ata duhet të kenë kujdes dhe të dinë se në atë rrugë nuk mund të kalohet.
“Ka shumë ortekë mbrëmjen e së enjtes dhe nuk mund të hapet rruga, për shkak të shpeshtësisë së ortekëve. I kemi rekomanduar edhe më herët qytetarët, që të mos nisen drejt Brezovicës”, ka thënë ai, duke shtuar se qytetarët që janë atje kanë disa opsione rrugësh për të dalë nga Brezovica.