Eshtë gjetur në aksin Kavajë-Rrogozhinë makina e taksistit Faik Fejzgo nga Durrësi. Familjarët denoncuar zhdukjen e tij mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot policia thotë se mjeti është gjetur ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të 53 vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje të taksistëve të tjerë të Durrësit, është mësuar se Faik Fejzgo ishte grabitur edhe më parë dhe pista e hetimit mbetet ajo e grabitjes dhe rrëmbimit.
Faik Fejzgo që kishte një automjet Benz me targa DR 443 A ka dalë për të punuar ditën e djeshme dhe nuk është kthyer në shtëpi.