Sherri mes Soulja Boy dhe Chris Brown vazhdon të bëhet edhe më i shëmtuar pasi së fundmi Rihanna është bërë pjesë e këtij argumenti.
Fillimisht sherri nisi për shkak të modeles Karrueche Tran si pasojë e një komenti që Soulja Boy kishte bërë në foton e kësaj të fundit por më pas argumenti vijoi ku Soulja Boy deklaroi se ka fjetur me ish të dashurën e Brown, Rihanna.
Soulja Boy ka bërë këtë deklaratë përmes një video, në të cilën shprehet: “Kam qenë me Rihanna-n, vetëm unë dhe ajo, në një dhomë hoteli. Çfarë ndodhi? Unë dhe Rihanna ishin në dhomën e hotelit dhe Chris më telefonoi për të më pyetur nëse isha me Rihanna-n. Askush nuk do e kishte marrë vesh nëse nuk do veproje kështu por ti je një idiot. Ti pëlqen ta ekspozosh veten tënde. Tashmë të gjithë e dinë që unë kam fjetur me dy të dashurat e tua”.
https://youtu.be/yMs9RU4bFwU