Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Shkodër. Për pasojë një i ri ka mbetur i vdekur në vend, kurse dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetë.
Aksidenti fatal ka ndodhur në aksin rrugor ShkodërVelipojë, ku i riu që ka ndërruar jetë quhet Viktor Hili, 22 vjeç, banorë i fshatit Grude.