Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka quajtur planin urbanistik të Tiranës, miratuar nga maxhoranca në Këshillin Bashkiak, si kodin urbanistik të mafies.
Sipas tij, ai është kodi urbanistik i mafies Rama – Veliaj, apo kodi i betonizimt të Tiranës!
“Sipas këtij kodi mafioz të zhvillimit të qytetit, pemët do të shkulën në tokë dhe do mbillen në lartësitë e pallateve, pasi toka i duhet betonit. Plani rikthen plotësisht 15 gratacelat e klientelës mafioze të të ashtuquajturit plan francez”- shkruan Berisha.
Ky eshte kodi urbanistik i mafies sepse ne kete plan kane
Postimi i Berishës
Miratohet kodi urbanstik i mafies!
Te dashur miq, dje mazhoranca e qelbesirave miratoi ne keshillin bashkiak planin e ri urbanistik te Tiranes, i cili nuk eshte asgje tjeter veçse kodi urbanistik i mafies Rama – Veliaj, apo kodi i betonizimt te Tiranes!
Ky eshte kodi urbanistik i mafies sepse u miratua ne kundershtim flagrant me ligjet dhe rregullat e transparences dhe ne perputhje te plote me kodin e mafies, jashte çdo konsultimi me publikun, jashte cdo debati me grupet e gjera te interesit, jashte cdo debati me grupet e eksperteve, shoqerine civile, boten akademike te fushes!
Ky eshte kodi urbanistik i mafies se betonit te Edvin Kristaq Rames pasi zhduk me pameshire ato pak hapsira te gjelberta dhe betonizon mbare Tiranen ne perputhje me interesat e papermbajtura te mafies.
Sipas ketij kodi mafioz te zhvillimit te qytetit, pemet do te shkullen ne toke dhe do mbillen ne lartesite e pallateve pasi toka i duhet betonit.
Plani rikthen plotesisht 15 gratacelat e klienteles mafioze te te ashtuquajturit plan francez.
Ky eshte kodi urbanistik i mafies sepse ne kete plan kane dominuar fund e krye vetem ineresat e grupeve mafioze me te rrezikshme te vendit, me ne krye e Hakmarrjen per Drejtesi, banden e Shullazit, Eskobarit, Xhuvanit, Lul Berishes dhe grupeve te tjera kriminale te Vlores, Shkodres, Elbasanit, Durresit etj.
Keshtu i gjithe territori i bulevardit te Ri i eshte dhene pothuaj teresisht organizates terroriste “Hakmarrja per Drejtesi” me perfaqesues te saj publik, Dabulleve mentore kriminal dhe te djalit te Edi Rames.
Pervec ketyre ne kete territor jane miratuar grataçela edhe per kocken tjeter mafioze te partise, Sadri Abazi etj etj.
Ky eshte kodi i mafies, pasi te gjitha interesat e pronareve ky plan i perqendron ne duart e klaneve kriminale mafioze te Edvin Kristaq Rames apo kryekumbares se mafies shteterore. sb