Një person në Kinë ka arritur të zbuloi një gur gjigant me forma vërtetë të veçanta, të cilën ai e ka krahasuar me një disk fluturues.
Xia Changjun e gjeti gurin në një mal në provincën Hubei të Kinës qendrore.
Jo vetëm ai, por tashmë edhe historianët nuk kanë arritur të dalin në një përfundim për të shpjeguar se si guri ka marrë ato forma, nëse ai është gdhendur nga njerëzit, apo është formësuar nga natyra.
Shkëmbi në formë ovale ka një diametër rreth 3 metra, ndërsa peshon rreth 6 ton.
Xia Changjun është shprehur se dikush i kishte ofruar rreth 11 mijë euro për të blerë gurin e veçantë, por ai e kishte refuzuar. “Ai është tepër i çmuar për mua. Unë nuk e shes atë”, tha Xia.