Ndërsa pritet të miratohet ditën e sotme plani urbanistik i Tiranës dhe shoqëria civile akuzon për mungesë transparence, është LSI ajo që rreshtohet kundër, duke bërë një lëvizje të minutës së fundit. N/Kryetari i LSI, Endri Braimllari është shprehur për mediat se grupi i këshilltarëve të LSI-së propozon që sot të mbahet senacë e hapur për planin urbanistik.
“Sot seanca të kthehet në dëgjesë publike për planin urbanistik. Të ftohem grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet”, tha Braimllari.
Sipas tij, transparenca është shumë e rëndësishme, pasi çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim. “Do rrimë këtu edhe 30 orë me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimmarrje”, tha zyrtari i LSI-së.