Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Mjedisit: Asnjë makinë nuk del nga qarkullimi. Ja e verteta e vendimit

2016/12/27 at 3:52 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministria e Mjedisit: Asnjë makinë nuk del nga qarkullimi. Ja e verteta e vendimit

Prej ditësh në media qarkullojnë lajme se një draft që po hartohet nga Qeveria do të ndalojë përdorimin e makinave të vjetra nis nga 1 Korriku i vitit 2017. Por këshilltarja për mediat në Ministrinë e Mjedisit, Ana Kenezi, duke folur për ATSH-në ka thënë se shqetësimi i krijuar në publik është i pavend pasi asnjë makinë nuk do të dalë nga qarkullimi nëse përshtatet me standardet Euro 3 dhe Euro 4 të shkarkimeve në ajër.


Ndërkohë sipas saj, makinat që importohen të reja do të duhen të jenë me standard të paktën euro 5.

“Kjo nuk do të thotë se mjetet motorrike që qarkullojnë aktualisht në vend, Euro 1 dhe Euro 2 do të dalin nga qarkullimi. Sot në vendet perëndimore lëvizin lirisht makina të viteve 1940-1950. Çdo makinë nëse përshtatet me standardin euro që synojmë të miratojmë në kuadër të Planit Kombëtar të cilësisë së Ajrit do të lëvizë lirisht”, tha ajo.

Nëpërmjet këtij projektvendimi, Ministria e Mjedisit ka propozuar dy masa sa i takon vendosjes në treg të mjeteve motorrike dhe mjeteve në qarkullim. Kategoria M dhe N, shkarkimet e të cilave ju përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit para 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1993- 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3, në makinat e tyre. Kalimi nga Euro 1 dhe Euro 2 në euro 3 për flotën ekzistuese do të bëhet në mënyrë graduale.

Ministria e Mjedisit ka kërkuar që poseduesve të makinave ekzistuese me Euro 1 dhe Euro 2, pas hyrjes në fuqi tu lihet një afat kohor 6 -12 muaj për të bërë këtë përshtatje.

Kur do të ndodhë?

Në fazën aktuale të procedurës, ky draft do të kalojë në një fazë të re, konsultimi me grupet e interesit. Pas kësaj do të kalojë për mendim në ministritë e linjës. Pasi gjithë institucionet të dakortësojnë sa është propozuar, kalon në Këshill të Ministrave për miratim. Parashikojmë që kjo fazë të zgjasë nga 6 muaj deri në 12 muaj. Pra VKM hyn në fuqi me shumë gjasa në Dhjetor 2017 ose fillim të 2018-ës.

Si do e përshtasin me standard euro 3 , poseduesit e makinave Euro 1 dhe Euro 2?

Pasi të miratohet kjo VKM me udhëzim Ministri, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si ministria përgjegjëse për këtë do të nxjerrë disa rrugë/mënyra që qytetarët mund të përshtasin makinat e tyre në standard euro 3

Ndotja e ajrit është një ndër problemet e mprehta që lidhet me shëndetin publik dhe mjedisin. Monitorimi i cilësisë së ajrit të mjedisit dhe inventari kombëtar i shkarkimeve në ajër, tregojnë se burimi kryesor i ndotjes së tij është transporti rrugor.

Në vendin tonë transporti kontribuon me 48%-60% në ndotjen e ajrit dhe veçanërisht në treguesit e PM10, (lëndë grimcore me diametër më të vogël se 10 mikron), dhe gazeve të azotit NOX, që emetohen nga djegia e lëndës djegëse nga automjetet.

Shkalla e ekspozimit të popullatës ndaj ndotjes mbetet e lartë, si pasojë e tejkalimit të normës vjetore të ditëve të ndotura. Norma vjetore e ditëve të lejuara me ndotje është 35 ditë/vit. Në qytetin e Tiranës në stacionet e monitorimit ku trafiku është i lartë, numri i ditëve që tejkalohet varion nga 62 në 102 ditë/vit (rreth 2-3 herë më i lartë se standardi i BE-së). Vlera më e lartë ditore është monitoruar në muajin prill dhe është 142.55 μg/m3 nga 50 μg/m3 që është standardi ditor i BE-së.

Për shkak të shkarkimit nga automjetet, tendenca e PM10 për 4 vitet e fundit në Tiranë, në pikat e trafikut, është në rritje dhe ngelet qyteti me ndotjen më të lartë në rang vendi.

Pasoja nga automjetet justifikohet me faktin se në vendin tonë nuk janë përcaktuar standardet për automjetet që hidhen në treg lidhur me shkarkimet e tyre.

Kjo do të thotë që në tregun shqiptar mund të futet çdo lloj mjeti motorrik, me kushtin që viti i prodhimit të korrespondojë me shkarkimet e tij.

Mosha mesatare e makinave të pasagjereve në Shqipëri është 18, 4 vjet që sipas përllogaritjeve korrespondon me Euro 1.

Pra, jemi ne kushtet e mungesës se një standardi minimal lidhur me lëshimin e gazeve ndotës, gjë që promovon kthimin e tregut tonë në një “kosh” ku mund të hedhësh makina nga më të vjetrat që kanë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e shkallës së ndotjes së ajrit.

Kjo është arsyeja qe kemi këtë vjetërsi te makinave dhe standardin mesatar më të ulët të mundshëm lidhur me lëshimin e gazeve ndotës, i cili përkon me makinat, viti i prodhimit të të cilave është viti 1994 (Euro 1).

Praktikisht, Shqipëria është shumë larg standardit Euro 5 që po zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian që prej vitit 2010, apo Euro 6 që nga shtatori 2015.

Për të kuptuar diferencën midis Euro 1 dhe Euro 5, referuar grimcave PM10, duke kaluar nga Euro 1 në euro 5, shkarkimet e tyre zvogëlohen nga 140 mg/km për mjetet motorrike Euro 1 në 5 mg/km për mjetet motorrike Euro 5; referuar NOx, shkarkimet e tyre zvogëlohen nga 500 mg/km për mjetet motorrike Euro 1 në 80 mg/km për mjetet motorrike Euro 5; Pra, kalimi nga standarti Euro 1 në Euro 5, çon në një reduktim të ndotjes së ajrit nga PM10 me 96% dhe nga NOx me 84%.

Të dy masat e propozuara do të çojnë në përmirësimin e standardeve të flotës së automjeteve, duke synuar arritjen e objektivave të cilësisë së ajrit të mjedisit, të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit, dhe në ligjin nr. 162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis, që ka transpozuar Direktivën e Parlamentit Europian dhe Këshillit 2008/50/KE, datë 21 maj 2008, “Për cilësinë e ajrit në mjedis dhe një ajër më të pastër në Evropë”.



Ju sugjerojmë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Osmani do të ftojë në takim krerët politikë për çështjen e Kuvendit

30 Qershor, 2025 2:08 pm
Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen
Aktualitet

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

30 Qershor, 2025 2:03 pm
Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
Aktualitet

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

30 Qershor, 2025 1:51 pm
Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
Aktualitet

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

30 Qershor, 2025 1:44 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I riu përplas makinën me shtetas kosovarë në aksin Milot-Morinë,lëndohen 6 pasagjerë

30 Qershor, 2025 1:42 pm
Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…
Bota

Alarmi nga Gaza: Mbi 60 mijë fëmijë të kequshqyer, asnjë pikë qumësht…

30 Qershor, 2025 1:32 pm
Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij
Rajoni

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

30 Qershor, 2025 1:18 pm
Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?
Aktualitet

Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?

30 Qershor, 2025 1:16 pm
Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

30 Qershor, 2025 12:52 pm
Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Para
George Michael dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e heroinës

George Michael dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e heroinës

Video/ Banorët e Zharrëz në ditën e 7 të grevës së urisë, asnjë masë nga qeveria

Video/ Banorët e Zharrëz në ditën e 7 të grevës së urisë, asnjë masë nga qeveria

Video/ Çfarë dëshmon objekti misterioz që u gjend në Mars?

Video/ Çfarë dëshmon objekti misterioz që u gjend në Mars?
















TE FUNDIT

Osmani do të ftojë në takim krerët politikë për çështjen e Kuvendit

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
30 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të...

Lexo më shumë

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen
30 Qershor, 2025

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, kreu i PR Fatmir Mediu ngriti shqetësimet e opozitës lidhur me zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë

Spiropali pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Turqisë
30 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë...

Lexo më shumë

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…

Rrugorja me “dorë të hekurt”/ 42 drejtues mjetesh në pranga e procedim. Bllokohen…
30 Qershor, 2025

“Prani e shtuar shërbimesh dhe mjete bashkëkohore, 24/7, në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com