Qindra njerëz u përleshen dhunshëm ndërmjet vete të dielën, në festivalin vjetor Takanakuy në Lima, Peru.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Festivali i Ditës së Krishtlindjeve ka origjinën nga komuniteti Chumbivilcas në Ande, ku fqinjët e pakënaqur do të “zgjidhnin” problemet e vitit të kaluar me anë të përleshjeve fizike.
Tradita në fjalë ka për qëllim përfundimin e konflikteve dhe zënkave, për ta filluar vitin e ri pa inate të vjetra.
Një nga garuesit e ka vlerësuar këtë festival, pasi që siç ka thënë ai, “kur ai prezantohet si luftëtar i Chumbivilcas, njerëzit kanë përshtypjen se bëhet fjalë për një njeri me shpirt luftarak”.