Po zhvillohet në këto momente mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandateve të deputetëve, Dashamir Tahiri (PD), Shkëqlim Selami (LSI) si dhe kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Deputeti Selami është vetë i pranishëm, ndërsa Roshi përfaqësohet nga avokati i tij Theodhori Sollaku.
Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të tre zyrtarëve pasi kanë fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Kreu i KQZ-së Denar Biba tha se KQZ nuk është gjykatë dhe do të mundohet të bëjë një proces korrekt.
/Lajmi ne perditësim…