Disa artistë të njohur humbën jetën gjatë vitit 2016. Ditën e djeshme disa persona duket se u frymëzuan nga humbja e yllit të pop-it, George Michael.
Një grup hakerash vodhën llogarinë e kompanisë muzikore “Sony Music” në Twtter dhe shkruan se Britney Spears ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.
“U prefsh në paqe Britney”, shkruhej në postimin e parë në Twitter, ndërsa më vonë ishte shkruar “Britney Spears ka ndërruar jetë në aksident! Ju njoftojmë së shpejti për të rejat”. Ky lajm trishtoi miliona fansa, por për fat të mirë gjithçka ishte thjesht një mashtrim.
Pak minuta më vonë vetë kompania përgënjeshtroi lajmin e publikuar në llogarinë e saj duke thënë se profili në rrjetin social ishte sulmuar nga hakerat.
Pra, Britney Spears nuk ka pasuar asgjë.