Në qytetin që nuk fle kurrë, të ecësh pa ndaluar në semaforë duket utopi edhe në tre të natës. Por ia ka dalë Noah Forman, i cili, në Manhattan, arriti të kalonte pa ndalesë 240 semaforë me dritë të gjelbër, duke vendosur ndoshta një rekord.
“Nuk e kemi idenë se cili mund të jetë numri i semaforëve të gjelbër radhazi, por besojmë se 240 mund të jetë rekord, të paktën për sa kohë që dikush nuk provon të kundërtën me filmim”, thotë Shawn Swetsky, producenti që botoi këtë video në Youtube.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme:
https://youtu.be/6ke8aUFQKJw