Të krishterët e Mosulit po festojnë Krishtlindjet e tyre të treta në mërgim, por këtë vit, ka shpresa që ata të rikthehen pas dy vitesh e gjysmë në shtëpitë e tyre.
Beteja për të marrë qytetin e dytë të Irakut, pas pushtimit të ISIS, ka filluar në mesin e muajit tetor.
Pak kohë më pas, forcat irakiane dhe milicia lokale ia dolën që të largonin ISIS jashtë qytetit historik të krishterë të Qaraqosh-it, në rrafshnaltën irakiane të Nineveh. Ajo ndodhet 16 kilometra në lindje të Mosulit, që u pushtua nga grupi xhihadist në verën e 2014-ës.
“Çlirimi i Qarqosh, në periudhën e Krishtlindjeve është si një rilindje për ne”, tha Monk Wissam Marzina, 43-vjeç nga Manastiri i Shpëtimit të Vëllazërisë së Jezusit.
“Nuk jemi fare të sigurtë, sfida të mëdha do kemi përpara. Qyteti është pa ujë dhe ende qëndron frika nga pushteti i ISIS, i cili është shumë pranë nesh”.
Si shumë qytete të tjera që ndodhen afër, Qarqosh, është i rrënuar. Lufta ka dëmtuar dyqanet dhe banesat. Gjithçka aty duket e përmbysur dhe e thyer.
Nga 5000 shtëpi të qytetit, një përqindje e vogël u shkatërrua tërësisht nga lufta. Shumica u dogj dhe u plaçkit nga luftëtarët e ISIS, para se ata të largoheshin. Duke lënë gjithçka të shkatërruar për banorët që do të ktheheshin.