Kryeministri Edi Rama ka një vizitor të veçantë në zyrë këtë të shtunë, që është edhe një ditë e shënuar për të Krishterët. I biri, Zaho, luan me tullumbace në tavolinën e punës së babait të tij, që është praktikisht vendi ku firmosen shkresat më të rëndësishme për Shqipërinë. Si edhe herët e tjera, Rama ka vendosur të tregojë sërish shpinën e Zahos, duke ruajtur me fanatizëm paraqitjen me fytyrë të fëmijës në rrjetet sociale.