Sot është duke u zhvilluar nata finale e edicionit të 55-të të Festivalit të këngës në RTSH.
14 konkurrentë do të garojnë për çmimin e madh, i cili e dërgon fituesin drejt “Eurovisionit”.
Nata ka nisur me një ‘performancë’ të artistes së madhe, tashmë të ndjerë Vaçe Zela.
Kënga “Moj Arbëri” është shfaqur në monitorin e skenës, duke emocionuar publikun, të cilët në përfundim të këngës janë ngritur të gjithë në këmbë për të nderuar epitetin e këngëtares së madhe./syri.net