Ish-banori i Big Brother Albania është dënuar me 4 vite burg për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve.
Elton Tozaj prezantohej si punonjës i Bashkisë së Tiranës dhe i Ministrisë së Brendshme duke përfituar shuma të mëdha parash nga persona të ndryshëm të cilëve u premtonte kredi të buta për të blerë banesa.
Në një rast, ai kishte falsifikuar edhe firmën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke mashtruar një biznesmen të cilit i premtoi dhënien me qira të vilës së Enver Hoxhës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite burg për Elton Tozaj, por Gjykata e dënoi me 4 vite duke përfituar edhe nga gjykimi i shkuartuar, raporton “Panorama”.
Ndërsa i pandehuri, përmes avokatit kërkoi të deklarohej i fajshëm dhe të dënohej me kohën e paraburgimit, ose të pezullohej ekzekutimi i dënimit të tij me burg, duke u lënë në Shërbim Prove, por u refuzua.