Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dënohet me burg Desara Mançellari, e reja që dogji 4 makinat e të dashurit

2016/12/23 at 8:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dënohet me burg Desara Mançellari, e reja që dogji 4 makinat e të dashurit

Gjykata e Tiranës vendosi 3 vjet e 6 muaj heqje lirie për Desara Mançellarin, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë përfundimisht 2 vjet e 4 muaj burg.

Mançellari mbahet mend si vajza që i dogji makinat të dashurit në mes të Tiranës.

Katër mjete, tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamioncinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, si pasojë e zjarrit të vënë u shkatërruan plotësisht disa muaj më parë.

Desara Mançellari, 23 vjeçarja, u akuzua për veprën penale të “shkatërrimit të pronës” pas një konflikti me të dashurin.

NGJARJA
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 prillit 2016. Në këtë orë, një zjarr i madh ka përfshirë katër automjete në rrugën “Kokonozi”, përkatësisht të markave “Audi”, “Volksëagen”, një rulotë dhe një kamionçinë, mjete në pronësi të shtetasit V.P., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, oficerët e policisë gjyqësore konstatuan mbetje të benzinës te mjetet e djegura, ç’ka ka ngriti dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme. Ky fakt u konfirmua më pas edhe nga pamjet e një kamere sigurie pranë vendit të ngjarjes, ku shquhet një person i seksit femër me xhup, tuta dhe atlete, që ka spërkatur mjetet me lëndë djegëse dhe më pas u ka vënë flakën.
Ka qenë djali i pronarit të mjeteve, Filip P., ai që ka pasur dyshime se autorja mund të ishte Desara Mançellari, me të cilën ai kishte pasur një raport dashurie, që ishte në krizë në kohën kur ndodhi ngjarja. E reja Mançellari u hetua fillimisht në masën e sigurisë “arrest në burg”, por më pas kjo masë u lehtësua në “arrest shtëpie”.
Sipas Prokurorisë, gjatë deklarimeve të dhëna në fazën e hetimit, 23-vjeçarja ka shpjeguar marrëdhënien e saj me shtetasin Filip P., me të cilin kishte pasur një raport ndjesor.
“Gjithashtu, ajo shpjegon se pas ndarjes ka qenë nën presionin e shtetasit V.P. e F.P. për ta vazhduar lidhjen dhe për këtë, edhe janë takuar e kanë ndenjur në një lokal, ajo me këta të dy dhe kushërira e saj, lokal në të cilin kanë qëndruar deri në orën 7 të mëngjesit. Gjatë qëndrimit në lokal, ajo ka deklaruar se ka qenë nën presionin e tyre për t’u lidhur përsëri me Filip P.
Pas kësaj, ajo ka menduar që të frikësojë familjen e Filipit, që ata t’i qëndronin asaj larg dhe për këtë arsye ka menduar të djegë makinën e F.P. Për këtë qëllim ka blerë benzinë në një pikë karburanti, lëndë të cilën e ka hedhur në një shishe dhe më pas ka shkuar pranë banesës së F.P. ku, pasi ka spërkatur me benzinë makinën tip ‘Audi’ i ka vënë asaj flakën me një shkrepëse.
Pas kësaj ka shkuar në banesën e saj dhe rrobat që kishte veshur i ka vënë në lavatriçe për t’i larë, ndërsa atletet në vendin e tyre në korridorin e banesës”, thuhej në dosjen e Prokurorisë./opinion.al

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Pengmarrja në Maltë, me armë lodra

Pengmarrja në Maltë, me armë lodra

Aksident i trefishtë në Ndroq, plagoset efektivi i Policisë

Identifikohet autori që qëlloi me thikë familjarët. Zbulohet shkaku i ngjarjes

STOP/ Skandali, aksidenti pa fajtorë tek Ura e Bllokut

STOP/ Skandali, aksidenti pa fajtorë tek Ura e Bllokut

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com