Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ledina Çelo: Ja pse vendosa të rikthehem si prezantuese në Festivalin e RTSH-së

2016/12/21 at 10:43 AM
në -Kulturë, InstaBIZ, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rikthehet Ledina Çelo; prezanton Festivalin e Këngës në RTSH

Këngëtarja e mirënjohur i rikthehet skenës së Pallatit të Kongreseve, këtë herë për të moderuar festivalin e RTSH-së.


Ledina Çelo rrëfen për “Vip Pages” se si do të jetë kjo eksperiencë e dytë në krye të këtij produksioni.

E mësuar me skenën, ajo tregon magjinë që i falë kjo eksperiencë, por edhe marrëdhënien me kolegun Kasem Hoxha. E si një profesioniste e vërtetë, ajo shpreh edhe një vlerësim për kompeticionet muzikore në Shqipëri, ku sipas saj, janë një hapësirë e mirë për t’u promovuar, edhe pse ka vend për përmirësime.

Festat do të vijnë të ngrohta në shtëpinë e Ledinës, e cila edhe këtë herë do të festojë më familjen një tjetër vit të gëzuar. Nuk harron pa ndarë me lexuesit edhe sekretin për një femër të realizuar në karrierë dhe një nëne sharmante në të përditshmen e saj…

Rikthehet Ledina Çelo, këtë herë si moderatore e festivalit të RTSH-së, si është për ju ky rikthim?

Është i bukur, i mbushur me emocione… Një rikthim në shtëpi, në skenën ku u rrita e ku provova ndjesi të jashtëzakonshme.

Sa të kishte munguar skena e Pallatit të Kongreseve?

Këto ditë që kam hyrë për të bërë prova, kam kuptuar magjinë që ka kjo skenë, të cilës është e pamundur të mos ia ndjesh mungesën. Karriget portokalli të emocionojnë edhe kur janë bosh. Përgjegjësia në këtë skenë është vërtet shumë e madhe.

Është hera e dytë që do të drejtoni këtë festival, çfarë do të ndryshoni këtë herë?

Do të ndryshoj partnerin (qesh). Herën e parë u shfaqa krah Adi Krastës, këtë herë në krah kam një aktor, Kasem Hoxhën, që njësoj si unë, nuk e ka profesion prezantimin.

I keni ndjekur festivalet në Shqipëri, mendoni se e kanë humbur disi shkëlqimin e tyre?

Nuk e mendoj plotësisht kështu. Ka vend për përmirësime, por gjithsesi mendoj se festivalet janë një hapësirë shumë e rëndësishme për promovimin e artistëve, sidomos të atyre të rinj.

I keni ndjekur këngët pjesëmarrëse me syrin e një profesionisteje, mendoni se ka projekte që ia vlejnë për “Eurosong”?

Edhe profesionistët janë subjektivë, sepse këtu hyn në lojë shija. Di të them që ka krijime dhe këngëtarë shumë të mirë.

Ledina në krah të një aktori, si e mendoni këtë dyshe, ju mungon Krasta në skenë?

Pa diskutim siguria që të jep një moderator si Adi Krasta në skenë është shumë e madhe, por edhe me Kasemin po punojmë që të jemi mbështetës të njëri-tjetrit. Më pëlqen shumë spontaniteti i tij në prezantim, nuk të lë kurrë në baltë, në çfarëdolloj situate dhe mendoj që ka të dhëna për të qenë një prezantues shumë i zoti. Ndaj jam shumë e qetë edhe krah Kasemit. Formula e këtij viti është paksa më e ndryshme dhe mendoj se ka për t’ju pëlqyer.

Ndërkohë Ledina si këngëtare, herë pas here i sillni skenës hite, kur do ta ndjekim të ardhshmin?

Për këtë nuk ka një kohë të caktuar. Kur gjej një këngë të mirë dhe që mua më shkon përshtat, nuk zgjatem shumë. Nëse jam e sigurt, e publikoj. Ndaj do presim derisa të gjej materialin e duhur.

Si i shikoni artistët shqiptarë, sa të kompletuar janë, çfarë u mungon?

Disave prej tyre u mungon individualiteti, por ka të tjerë që janë unikë dhe të krahasueshëm me yje ndërkombëtarë. Më shumë sesa artistëve, mendoj që tregut muzikor i mungon sita, seleksionimi.

Sa e vështirë është të jesh një femër në karrierë, një mama e përkushtuar dhe një femër seksi?

Nuk është shumë e vështirë (qesh).

Cili është sekreti i linjave perfekte?

Janë disa faktorë që ndikojnë. Genet, kujdesi në ushqimin, ecja, ushtrimet fizike.

Do të dëshiroje që njëri nga fëmijët të ndiqte rrugën tënde?

Nëse do të kishte talent, do të doja shumë.

Jemi në kohë festash, ku do të festojë familja juaj?

Do të mblidhemi si çdo vit me të afërm e miq të zemrës në shtëpinë tonë për të bërë gëzuar për një 2017-të më të bukur. Këtë ua uroj edhe të gjithë shqiptarëve. Një vit të mbushur plot me të mira!/Gazeta Shqiptare/

Etiketa: Ledina Celoprezantueserikthimirtsh


Ju sugjerojmë

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
Aktualitet

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026 8:48 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

9 Qershor, 2026 8:39 am
Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
Bota

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

9 Qershor, 2026 8:32 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

9 Qershor, 2026 8:30 am
Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur

9 Qershor, 2026 8:27 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Qershor, 2026 8:24 am
Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Para
Foto/ 10 mijë “Babagjysha” të Vitit të Ri pushtojnë rrugët e Madridit

Foto/ 10 mijë “Babagjysha” të Vitit të Ri pushtojnë rrugët e Madridit

Foto/ Angelina kapet duke bërë “shopping” me vajzën Shiloh në ditëlindjen e Brad Pitt

Foto/ Angelina kapet duke bërë “shopping” me vajzën Shiloh në ditëlindjen e Brad Pitt

Ambasada austriake zbardh të vertetën e koncertit të “Vjenës”

Ekskluzive/ Ministria e Kulturës 160 000 euro për Shkëlzen Dolin
















TE FUNDIT

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
9 Qershor, 2026

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të...

Lexo më shumë

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
9 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar të pezullojë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit, pas një ndërhyrjeje...

Lexo më shumë

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
9 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iran, duke deklaruar se...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
9 Qershor, 2026

Një aksion i Policisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}