Nga lindja e saj, te ndalimi i një prej festave më të bukura në botë, e cila krijon atmosferën më të bukur në këtë fund viti.
Origjina e Krishtlindjeve, që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus dhe deri në ditët e sotme, ka shumë të panjohura. Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354 p.l.k., ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Liberius. Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila bie katër ditë pas solsticit të dimrit, shkruan gazeta Shqip.
Bibla
Bibla nuk e ka saktësuar kurrë se kur lindi Jezusi. Mendohet se ai lindi midis vitit 7 dhe 2 përpara erës së re. Në shekullin e katërt, Kisha Katolike vendosi ta njehsojë ditëlindjen e Jezusit me festën e 25 dhjetorit.
Dhurata
Në vitin 1886, Shtetet e Bashkuara u bënë marrësit e dhuratës më të madhe në histori për Krishtlindje, kur Franca i dhuroi Statujën e Lirisë, 225 tonë dhe 46.5 metra të lartë.
Ndarjet
Sipas studimeve të kryera nga rrjeti social Facebook, dy javët përpara Krishtlindjeve janë koha më e njohur e vitit kur ndahen shumica e çifteve. Ndërsa dita e Krishtlindjeve, nga ana tjetër është dita me më pak ndarje në vit.
Paligjshmëria
Në vitin 1644, Krishtlindjet u deklaruan të paligjshme prej një akti të Parlamentit anglez sepse ishin të lidhura me argëtimin dhe dehjen. Ky akt solli shumë konflikte dhe kur puritanët u larguan drejt Botës së Re e çuan traditën e Krishtlindjeve atje. Për dy dekada në shekullin e 17, Krishtlindjet ishin të ndaluara edhe në Amerikë, por më pas në vitin 1870 ato u shpallën festë federale.
Mirënjohja
Çdo vit, që prej 1947-s, Oslo i dërgon një pemë Krishtlindje Londrës për t’i shprehur mirënjohjen Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që i dha në Luftën e Dytë Botërore.
Babagjyshi
Santa Klaus i ka fillimet në një prift të quajtur Shën Nikolas, i cili lindi rreth vitit 270 në një fshat të vogël turk në Patara. Ai ishte bujar me të varfrit dhe legjendat e ndryshme e kanë bërë atë të njohur në shumë kultura botërore.
Pema e çuditshme
Fillimisht e përdorur në një departament dyqanesh për të rritur hapësirën, klientët e pëlqyen idenë dhe vendosën ta bënin të tyren pemën e Krishtlindjeve të kthyer së prapthi. Edhe në shekullin e 12, europianët i varnin pemët e Krishtlindjeve për të përfaqësuar Trininë e Shenjtë.
Lufta e Dytë Botërore
Çdo vit, sezoni i pushimeve të fundvitit fillon tepër herët në qendrat tregtare. Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sezoni filloi shumë më herët se zakonisht, pasi familjarët donin t’i blinin dhuratat shpejt për ushtarët në mënyrë që të arrinin në kohën e duhur.
Paqja
Në mëngjesin e 25 dhjetorit, në vitin 1914, ushtarët gjermanë në frontin e perëndimit dolën prej vendstrehimit të tyre dhe iu drejtuan trupave aleate, duke i uruar “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht. Më pas ata ndanë së bashku cigare dhe luajtën një lojë futbolli.
Dritat
Meritën për festimin e Krishtlindjeve me bredha të zbukuruar e kanë gjermanët e krishterë të shekullit të 16, të cilët e praktikuan të parët. Martin Luteri, sipas tregimeve të kohës ishte ai që i nxiti njerëzit t’i zbukuronin bredhat me qirinj. Kjo ide i lindi një natë kur pa yjet të shkëlqenin përmes pemës.